Spiropali: Ndërtim i infrastrukturave lidhëse rajonale për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vlerësoi sot projektet e konektivitetit rajonal si një prioritet i bashkëpunimit mes vendeve të Europës Juglindore.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vlerësoi sot projektet e konektivitetit rajonal si një prioritet i bashkëpunimit mes vendeve të Europës Juglindore.

Në punimet e sesionit XII plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, sot në Tiranë, Spiropali u shpreh se kryeqytetet e vendeve të rajonit të Europës Juglindore janë disi dobët të lidhura me njeri-tjetrin me rrugë ajrore.

“Edhe për linjat hekurudhore mund të themi që kemi pak a shumë të njëjtën situatë. Për të udhëtuar me avion mes kryeqyteteve të disa vendeve tona ne duhet të kalojmë tranzit nëpërmjet disa kryeqyteteve të vendeve të Bashkimit Europian, duke shpenzuar shumëfish kohë dhe kosto”, tha ajo.

Por, sipas saj, “nuk janë vetëm kostot dhe koha. Kjo është një pengesë që ndihet në rrugën e bashkëpunimit ekonomik dhe të lidhjes së tregjeve të vendeve tona”.

“Ne kërkojmë lehtësira për konektivitetin dhe mobilitetin e vendeve, njerëzve, sipërmarrjeve e mallrave me Europën, por duhet të punojmë më shumë për lehtësimin e tyre mes vendeve të rajonit. Rruga drejt interkonektivitetit kalon nga konektiviteti. Vendet tona mund dhe duhet të lidhen me shumë nëpërmjet të gjitha formave të transportit. Madje ne në Shqipëri kemi treguar se kjo është plotësisht e mundur. Ne jo thjesht e kemi vendosur, por po e realizojmë konektivitetin si një objektiv paqësor kombëtar, si një rrugë kryesore e zhvillimit dhe integrimit. Dhe kemi shënuar plot arritje”, tha ajo.

Spiropali nënvizoi se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vendosi gjatë vitit që kaloi një rekord historik dhe u bë aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia, me një rritje prej 225% krahasuar me vitin 2019.

Ajo informoi se së shpejti fillon nga puna aeroporti i Vlorës, i cili do t’i japë një stimul të ri zhvillimit dhe turizmit.

Po kështu, projektet për lidhjen me linje hekurudhore me Prishtinën, sipas saj, “janë një investim që ndihmon edhe konektivitetin me vendet e rajonit”.

Spiropali nënvizoi se “Korridori 8 do të jetë gjithashtu një kontribut madhor jo vetëm për konektivitetin, por edhe për zhvillimin, sigurinë dhe integrimin e vendeve tona”.

“Prandaj unë jam optimiste dhe mendoj se Strategjinë për Europën Juglindore, Procesin e Berlinit, Planin e Rritjes së Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, Tregun e Përbashkët Rajonal dhe oportunitete e platforma të tjera bashkëpunimi le t’i shfrytëzojmë si mundësi për të nxitur kooperimin ndërkufitar, zhvillimin ekonomik e tregtinë, lehtësimin e telekomunikimit, të lëvizjes së njerëzve mallrave, shërbimeve e kapitaleve, për të ndërtuar infrastrukturën lidhëse kombëtare e rajonale, për të arritur atë shkallë konektiviteti, interkonektiviteti, konvergjence ekonomike dhe bashkëpunimi gjithëpërfshirës, për ta bërë rajonin tonë një rajon më të zhvilluar, me më shumë mirëqenie dhe më të sigurt”, shtoi ajo.

Burimi ATSH

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…