Begaj: Pavarësia e gjyqësorit është themeli i demokracisë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore.


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Në këtë konferencë të organizuar nga Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me CEELI Institute morën pjesë gjyqtarë përfaqësues të gjykatave të larta amerikane dhe krerët e gjykatave të larta të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Në fjalën e tij, Presidenti i Republikës u ndal te përgjegjësia që kanë gjyqtarët e gjykatave të larta, duke theksuar rolin e tyre si garantë të drejtësisë, duke siguruar respektimin e ligjit dhe ruajtjen e të drejtave e lirive themelore të qytetarëve, si dhe ndërtimin e besimit të publikut te drejtësia. “Ky rol kërkon profesionalizëm, integritet dhe një ndjenjë të thellë përgjegjësie publike”, u shpreh Presidenti i Republikës.

Kreu i Shtetit theksoi se roli i gjyqësorit bëhet edhe më i rëndësishëm teksa shoqëritë e vendeve tona përballen me një larmishmëri sfidash, të cilat kërkojnë zgjidhje jo vetëm juridike, por edhe një frymë që reflekton vlerat tona të përbashkëta demokratike.

Presidenti Begaj u ndal në rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së gjyqësorit, që “nuk është privilegj apo ekskluzivitet i një posti, por themel i demokracisë, garanci e paanshmërisë së gjykimit dhe kusht i domosdoshëm për një drejtësi që u shërben qytetarëve. Pavarësi do të thotë autonomi në gjykim, jo shkëputje nga përgjegjësia dhe llogaridhënia. Ajo është liri për të marrë vendime të drejta dhe objektive, larg çdo ndërhyrjeje apo influence politike e financiare”, theksoi ai.

Kreu i Shtetit u ndal në fjalën e tij edhe në dy parimet themelore që garantojnë besueshmërinë, drejtësinë dhe efektivitetin e sistemit gjyqësor, siç janë transparenca dhe llogaridhënia.

Për Kreun e Shtetit: “Ato janë ana tjetër e medaljes së pavarësisë së gjyqësorit, që të dyja së bashku garantojnë standardet e drejtësisë”.

Presidenti i Republikës deklaroi edhe një herë nga kjo konferencë mbështetjen e tij për reformën në drejtësi, pavarësinë i institucioneve të reja të drejtësisë dhe përpjekjet e tyre në mbrojtje të të drejtave të individit dhe interesit publik, në dhënien fund të fenomenit të pandëshkueshmërisë, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: “Mbështes rezultatet e deritanishme të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar GJKKO. Këto rezultate u kanë dhënë atyre statusin e institucionit me besimin me të lartë publik në vend”, rikonfirmoi qëndrimin e tij në mbështetje të tyre Presidenti.

Në përfundim të fjalës së tij, Presidenti Begaj garantoi mbështetjen e tij për të gjithë profesionistët e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe inkurajoi të vijojnë punën me profesionalizëm, pavarësi dhe integritet të plotë.

Lexo më shumë nga

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…