Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare thesar i shqiptarëve, t’i jetësojmë edhe në punën e përditshme

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka zhvilluar sot vizita për festën e Kurban Bajramit, në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka zhvilluar sot vizita për festën e Kurban Bajramit, në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.

“Një rastësi e bukur përcjellja e urimeve Kryetarit të Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, bashkë me Fortlumturinë e Tij, Joanin, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë”, shprehet Spiropali.

Ajo thekson se toleranca, vëllazëria e bashkëjetesa fetare është një thesar i shqiptarëve. “T’i jetësojmë këto vlera në mbarë shoqërinë, në punën tonë të përditshme, për të bërë më të mirën për mirëqenien e qytetarëve”, apeloi kryeparlamentarja.

Në prononcimin për mediat, Spiropali tha se “sot është një ditë me simbolikë të fortë, me dy simbolika të cilat përkojnë edhe me traditën tonë kombëtare, sakrifica dhe solidariteti. Pa sakrificë, pa durim është e pamundur të korrësh frytet e punës tënde dhe ky është mesazh që shkon përtej besimeve, por përçohet edhe në shoqëri për vlerat që janë parësore për begatimin e familjes, kombeve dhe shoqërisë”.

Simbolika e dytë, vijoi kryetarja e Kuvendit është ndarja e të mirës me të tjerët. “Kjo simbolikë e fortë sot duhet të shkojë përtej ditës, por të rrezatojë edhe në politikat tona për politika sociale, për ata që janë të pamundur për të vobektët, gratë dhe për të sëmurët”

“Një mesazh edhe për zonat e luftës, por edhe për zona të tjera që janë në luftë ku gratë, fëmijët civilët e pafajshëm që përballen çdo ditë me situatat nga më të rënda. Jo vetëm një lutje për ta por edhe një detyrë që paqja të vendoset sa më shpejt në këto zona dhe ne të bëjmë ç’të mundemi për këtë situatë”, u shpreh më tej ajo.

Në përfundim, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali uroi që çdo ditë të vitit të japim më shumë dashuri, solidaritet dhe të kemi më shumë paqe dhe harmoni me njëri tjetrin.

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…