Kuvendi hap dyert për fëmijët me rastin e 1 qershorit, Spiropali: Angazhim për të ardhme më të mirë

Kuvendi i Shqipërisë hapi sot dyert për fëmijët, në prag të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.


Kuvendi i Shqipërisë hapi sot dyert për fëmijët, në prag të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Në një atmosferë festive e edukative, salla e seancave plenare u kthye në një vend mikpritës ku fëmijët patën mundësinë të njihen nga afër me punën e Kuvendit dhe rolin e tij në jetën e qytetarëve.

Në qendër të aktivitetit ishte prezantimi i Kushtetutës për Fëmijë, një botim i ri nga Shërbimi i Edukimit Qytetar që sjell me gjuhë të thjeshtë e ilustrime të krijuara nga vetë fëmijët parimet dhe vlerat e Kushtetutës sonë. Ky botim, i menduar si një mjet didaktik për mësuesit dhe nxënësit, synon të afrojë të vegjlit me idetë themelore të drejtësisë, barazisë dhe dinjitetit njerëzor.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, përshëndeti fëmijët dhe mësuesit e pranishëm, duke theksuar rëndësinë e angazhimit për një të ardhme më të mirë për fëmijët. Ajo lexoi preambulën e Kushtetutës për Fëmijë dhe u dhuroi kopje të këtij botimi, duke i ftuar që ta përdorin si udhërrëfyes në rrugën e tyre drejt njohjes së të drejtave dhe përgjegjësive.

“Ne shqiptarët jemi krenarë për historinë tonë dhe kujdesemi për të ardhmen. Besojmë tek Zoti dhe tek vlerat që na bëjnë qytetarë më të mirë. Duam të jetojmë në paqe dhe të respektojmë dinjitetin e çdo personi”, tha Spiropali.

Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë të mbështesë nisma që promovojnë të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve, duke kontribuar për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të drejtë për më të vegjlit.

Burimi ATSH

Sezoni veror në kulmin e tij, Rama ndan pamjet anekënd Shqipërisë

Sezoni veror po regjistron flukse të larta turistësh vendas e të huaj, të cilët kanë në dispozicion një kalendar të…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sezoni veror në kulmin e tij, Rama ndan pamjet anekënd Shqipërisë

Sezoni veror po regjistron flukse të larta turistësh vendas e të huaj, të cilët kanë në dispozicion një kalendar të…