Turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë, rritje në strukturat akomoduese

Turizmi në Shqipëri vijon të njohë zhvillim të qëndrueshëm, duke reflektuar rritje të ndjeshme si në numrin e vizitorëve ashtu edhe në qëndrimet e tyre në strukturat akomoduese.


Turizmi në Shqipëri vijon të njohë zhvillim të qëndrueshëm, duke reflektuar rritje të ndjeshme si në numrin e vizitorëve ashtu edhe në qëndrimet e tyre në strukturat akomoduese.

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, numri i vizitorëve është rritur me 21,9% në muajin mars të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku shtesën më të madhe e përbëjnë vizitorët jorezidentë, të cilët janë shtuar me 27,3%, ndërsa vizitorët rezidentë kanë shënuar një rritje prej 13,9%.

Netëqëndrimet gjithashtu janë rritur me 30,8%, me një dominim të netëve të kaluara nga vizitorët jorezidentë që kanë shënuar një rritje prej 32,1%, ndërkohë që netëqëndrimet nga vizitorët vendas janë rritur me 28,4%.

Rritja më e ndjeshme e vizitorëve jorezidentë është regjistruar në zonat jobregdetare me një shtim prej 20,6%, si dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme ku rritja ka qenë 27,6%.

Në këtë muaj, pjesa më e madhe e vizitorëve të huaj që qëndruan në struktura akomoduese në Shqipëri kanë ardhur nga Italia, duke zënë 23% të totali, ata nga Kosova zunë 15% dhe nga Gjermania me 10%. Ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar ka përfaqësuar 7% të vizitorëve dhe Franca 3%.

Këto të dhëna tregojnë një interes gjithnjë në rritje për Shqipërinë si destinacion turistik nga tregjet kryesore të Europës dhe rajonit, duke theksuar potencialin e lartë që ofron vendi si për turizmin bregdetar, ashtu edhe për atë kulturor dhe natyror në zonat e brendshme.

Shkalla e zënies së dhomave të hoteleve në mars 2025 arriti në 18,4%, një rritje krahasuar me 17,3% në të njëjtin muaj të vitit 2024.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

INSTAT: Popullsia më 1 janar 2025 rezultoi 2.363.314 banorë

Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2025 rezulton 2.363.314 banorë, duke pësuar rënie me 1,2 %, krahasuar me 1 janar…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

INSTAT: Popullsia më 1 janar 2025 rezultoi 2.363.314 banorë

Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2025 rezulton 2.363.314 banorë, duke pësuar rënie me 1,2 %, krahasuar me 1 janar…