Kallas: Shqipëria progres të shkëlqyer për procesin e anëtarësimit në BE

Në një prononcim për mediet pas pritjes nga Kryeministri Edi Rama në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian që mbahet sot në Tiranë, e pyetur nëse Shqipëria do të jetë pjesë e BE-në në 2030, Kallas tha se “nga ana e Europës duhen bërë hapat e duhura”.


/ “Mendoj që Shqipëria ka progres të shkëlqyer kur flitet për reformat”, u shpreh sot shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Në një prononcim për mediet pas pritjes nga Kryeministri Edi Rama në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian që mbahet sot në Tiranë, e pyetur nëse Shqipëria do të jetë pjesë e BE-në në 2030, Kallas tha se “nga ana e Europës duhen bërë hapat e duhura”.

“Ju duhet të bëni reformat në sundimin e ligjit, perspektivën e kështu me radhë, por ka një moment politik ku të gjithë duan që procesi i zgjerimit të ndodhë, gjë që nuk ka qenë më parë”, deklaroi ajo.

“Ndërkohë kjo nuk është e nevojshme vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për Bashkimin Europian, sa i përket fuqisë së vet ekonomike dhe gjeopolitike”.

E pyetur se çfarë pret nga dita e sotme, Kallas tha se “në fakt kemi paketën po mendojmë edhe për paketën tjetër. Kemi sanksione për energjinë që kemi vendosur për Rusinë, gjithashtu kemi edhe një udhërrëfyes të cilin e kemi propozuar javën e kaluar bashkë me paketën e sanksioneve sepse është tejet e rëndësishme që të shkurtojmë fondet, financimet për të vazhduar këtë luftë”.

“Në këtë drejtim jemi të gjithë të bashkuar sepse shohim qartësisht se Rusia nuk do paqe”, theksoi Kallas.

Sa i përket bisedimeve në Turqi, Kallas tha se “mendoj që është një propozim shumë i mirë. Sigurisht që ka procedura të tjera por është rëndësishme edhe si mesazh që amerikanët janë për t’i ushtruar trysni Rusisë, kemi edhe ne mjete, kanë edhe amerikanët e mira është ti përdorim bashkë. Kur të kthehem do të takohem me kryeministrin është e rëndësishme edhe për rajonin të shikojmë si po ecën”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Marrëveshja me SHBA, Vengu: 302 milionë dollarë për një Shqipëri më të sigurt

Ish-ministri i Mbrojtjes, deputeti i Partisë Socialiste Pirro Vengu, deklaroi se marrëveshja e huasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marrëveshja me SHBA, Vengu: 302 milionë dollarë për një Shqipëri më të sigurt

Ish-ministri i Mbrojtjes, deputeti i Partisë Socialiste Pirro Vengu, deklaroi se marrëveshja e huasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës…