Ambasadori i Egjiptit: Tirana dhe Aleksandria, dy qytete të pasura në histori dhe me kulturë të shkëlqyer

Ambasadori i Egjiptit në Tiranë, Hassan Shawky u shpreh sot në fjalën e tij në eventin “Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”, se Tirana dhe Aleksandria janë dy qytete të pasura në histori dhe me kulturë të shkëlqyer.


Ambasadori i Egjiptit në Tiranë, Hassan Shawky u shpreh sot në fjalën e tij në eventin “Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”, se Tirana dhe Aleksandria janë dy qytete të pasura në histori dhe me kulturë të shkëlqyer.

“Sot jemi bashkuar për të nderuar dy qytetet tona Tiranën e Shqipërisë dhe Aleksandrinë e Egjiptit. Këto dy qytete të pasura në histori dhe me kulturë të shkëlqyer tregojnë se çfarë do të thotë të jesh qytete kulture në Mesdhe”, u shpreh Shawky.

“Në Tiranë me përzierjen e mrekullueshme të ndërtimeve e tradicionale dhe arkitekturës moderne është një vend që ka një frymë bashkëpunimi dhe hapjeje me ngjyrat që hijeshojnë Tiranën që është dëshmi e kulturës së thellë”, theksoi ai.

“Tirana është kthyer në një vend ku idetë nxiten dhe ku artet lulëzojnë duke na lejuar që të ndajmë historitë tona dhe të kremtojmë dallimet që kemi”, u shpreh ambasadori Shawky.

“Tirana, kjo shoqe e Aleksandrisë, xhevahir i Mesdheut ka qenë në kryqëzimin e rrugëve të qytetërimeve përgjatë shekujve. Tirana na mëson rëndësinë e dialogut, të dëgjojmë nga njëri-tjetri”, theksoi ambasadori i Egjiptit.

“Tirana dhe Aleksandria kanë gërshetuar frymën e bashkëjetesës, ndërkohë që festojmë historinë tonë të përbashkët le të pranojmë që sfidat e tanishme me të cilat përballemi tani, në një botë e cila shpesh është e ndarë nga shumë pengesa, është detyra jonë që të nxisim një mjedis mirëkuptimi dhe respektimi të ndërsjellët. Kultura është ura jonë, është gjuha që kalon përtej të gjitha përçarjeve”, theksoi ai.

“Ndërkohë që ne bashkojmë përpjekjet tona le të kemi si vizion një të ardhme ku dhe Tirana dhe Aleksandria do vazhdojnë të lulëzojnë si ikona kulturore, në të cilat do të nxisim partneritete që fuqizojnë të rinjtë dhe inkurajojnë programe shkëmbimi përvojash që promovojnë mësimin e kulturave të njëri-tjetrit, të krijojmë shtigje për bashkëpunim të cilat japin mundësi shkëmbimi të burimeve dhe ideve , duke i dhënë karburant ideve që karakterizojnë të dy qytetet tona”, tha ambasadori i Egjiptit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria në Eurovision me “Nan”, Gonxhja: Mbështetje për përfaqësimin artistik

Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision Song Contest 2026 me këngën “Nan”, të cilën e risolli në tingujt e pianos…

Global 360

Haxhiu shpall 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka shpallur 7 qershorin si.

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria në Eurovision me “Nan”, Gonxhja: Mbështetje për përfaqësimin artistik

Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision Song Contest 2026 me këngën “Nan”, të cilën e risolli në tingujt e pianos…