“Tirana, në fillim të një gjerdani veprash arkitekturore”, Rama: Lum kush të rrojë e ta shohë zonjë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në samitin “Pakti i Qyteteve të Lira”, ku kryebashkiakë dhe përfaqësues nga metropolet më të mëdha të Europës dhe botës kanë ndarë në diskutimet e sotme eksperiencat dhe perspektivat për zhvillimin e qëndrueshëm dhe forcimin e bashkëpunimit.


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në samitin “Pakti i Qyteteve të Lira”, ku kryebashkiakë dhe përfaqësues nga metropolet më të mëdha të Europës dhe botës kanë ndarë në diskutimet e sotme eksperiencat dhe perspektivat për zhvillimin e qëndrueshëm dhe forcimin e bashkëpunimit.

Rama nënvizoi se Tirana është kthyer në një platformë të jashtëzakonshme të arkitekturës bashkëkohore.

“Ne kemi në Tiranë, por edhe në shumë qytete, një numër të konsiderueshëm arkitektësh të një prestigji më të lartë ndërkombëtar. Tiranës i shkon më së miri ajo shprehja: “Lum kush të rrojë e ta shohë zonjë”. Do të duhet kohë që gjithë këto projekte të kthehen nga dosje të punuara prej arkitektësh të jashtëzakonshëm në objekte. Megjithatë, qysh tani ka filluar dhe duket kjo që po ndodh dhe ky është vetëm fillimi i një gjerdani goxha të gjatë veprash vërtetë mbresëlënëse të arkitekturës bashkëkohore,” tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se Tirana është kthyer në një nga destinacionet kryesore turistike në vend.

“Më vjen jashtëzakonisht mirë që këtu në Tiranë mund të ofrojmë mikpritjen tonë, tek mikpritja i mundim holandezët, nuk diskutohet, edhe të gjithë këta perëndimorët, nuk diskutohet, përveç spanjollëve, sepse spanjollët janë pak si ne, katalanasit janë shumë si ne. Përveç mikpritjes, ofrojmë mundësinë e eksperiencës në një kryeqytet që sot është bërë një nga destiancionet kryesore turistike të Shqipërisë, gjë që nuk mund të imagjinohen disa vite më parë,” tha Rama.

“Një qytet kur më kujtohet se me çfarë lloj turpi, skuqje në fytyrë, e kam përjetuar kur sapo isha bërë kryetar bashkie dhe një gazetare dashamirëse italiane me tha: “Më vjen shumë keq, por në këtë qytet nuk mund të fotografosh asgjë përveç njerëzve”. Dhe realisht ishte ashtu”, nënvizoi Rama.

“Po të doje ta mbroje Tiranën, ose më saktë të mbrojë shqiptarët nga sytë përçmues të atyre që na shihnin nga jashtë, nuk duhet t’i tregoje fotografi nga Tirana apo qytete të tjera të Shqipërisë. Duhet ta mbaje aparatin nga qielli, mali, deti, por në asnjë mënyrë nga qyteti. Sot është ndryshe!”, u shpreh Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Balla: Shqipëria nis mbylljen e kapitujve me BE-në

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e cilësoi Konferencën e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që do të zhvillohet…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balla: Shqipëria nis mbylljen e kapitujve me BE-në

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e cilësoi Konferencën e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që do të zhvillohet…