“Paqja do të vendoset në Ukrainë”, Spiropali: Vendet e lira, së bashku në luftë kundër të keqes

Spiropali mbajti një fjalë përshëndetëse në Samitin e Paktit të Qyteteve të Lira, me temë “Solidariteti Urban në kohë të trazuara: Zgjidhje të Qëndrueshme për Konfliktet dhe Kërcënimet Globale”.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u shpreh sot se për Ukrainën ka shpresë se herët apo vonë paqja me çmimin e gjakut do të vendoset dhe do të fillojë rilindja e shërimit të plagëve.

Spiropali mbajti një fjalë përshëndetëse në Samitin e Paktit të Qyteteve të Lira, me temë “Solidariteti Urban në kohë të trazuara: Zgjidhje të Qëndrueshme për Konfliktet dhe Kërcënimet Globale”.

Duke folur për Ukrainën, Spiropali siguroi se vendet e lira do të qëndrojnë së bashku në luftë kundër të keqes, kundër tiranëve dhe autoritarizmit.

Në samitin ku marrin pjesë mbi 20 kryebashkiakë, Spiropali përshëndeti veçanërisht kryebashkiakët e tre qyteteve në Ukrainë, dy prej të cilëve pjesëmarrës në këtë samit.

“Samiti ka bërë bashkë drejtues të qyteteve, politikëbërës dhe vizionarë të angazhuar për të ndërtuar qytete të lira, formësuar e zhvilluar shoqëri të hapura dhe kontribuar për të ardhmen demokratike të vendeve tona. Dalloj online Vitali Klitschko, kryetar i bashkisë së Kievit. Kievi i Klitschko, por edhe qytetet e dy kryetarëve të bashkive që janë këtu, zgjohet jo nga zilet e nisjes së punës, pro nga sirenat që paralajmërojnë sulmet me dronë e raketa si në çdo skaj të Ukrainës martire, peng i një lufte shkatërrimtare të paprovokuar,” tha Spiropali.

Duke rikujtuar vizitën në Ukrainë në fillim të luftës, Spiropali tha se “zemra priste që lufta të mbaronte 1 orë e më parë, kurse logjika pranonte se e keqja do të kryente ciklin e saj kriminal dhe të padurueshëm”.

“Sot kur fshatra e qytete janë rrënuar, kur mijëra jetë janë ndërprerë në mënyrë tragjike, tuneli i errët i luftës duket ende larg dritës së daljes së tij. Megjithatë ka shpresë se herët apo vonë paqja me çmimin e gjakut do të vendoset dhe do të fillojë rilindja e shërimit të plagëve. Ju herët a vonë do të zbrisni krenar nga ringu i jetës me dinjitetin e një populli krenar që nuk mposhtet, sa kohë lufton për liritë e tij,” tha Spiropali.

Burimi ATSH

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…