Manastirliu: Në 2025 investime për transformimin e infratrukturës arsimore në shkolla dhe universitete

Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vijojë gjatë këtij viti investimet për transformimin e infrastrukturës arsimore, nga shkollat në universitete.


Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vijojë gjatë këtij viti investimet për transformimin e infrastrukturës arsimore, nga shkollat në universitete.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau sot në rrjetet sociale disa nga projektet që do të vijojnë në 2025 dhe disa projekte të reja që do të nisin këtë vit.

“Me këto projekte do të sigurojmë që nxënësit dhe studentët tanë të mësojnë në mjedise moderne dhe të mirëpajisura”, tha Manastirliu.

Manastirliu bëri të ditur se në 2025 do të vijojnë investimet në kantieret e hapura në 40 shkolla.

Ndërsa investimet në universitete janë: Ndërtimi i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakulteti i Arkitekturës; Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave dhe ndërtimi i muzeumit të Gjeologjisë dhe Minierave; fakulteti i Bioteknologjisë së Ushqimit në UBT; klinika e re e veterinarisë së ushqimit në UBT; Laboratori i anatomisë së kafshëve në UBT; ndërtimi fakultetit të studimeve profesionale në Universitetin e Durrësit; ndërtimi i Fakultetit të Shkencave Mjekësore në Universitetin e Elbasanit.

Ndërkohë këtë vit nis puna për ndërtimin e pistës së re të atletikës në Universitetin e Sporteve.

Ministria e Arsimit dhe Sportit edhe gjatë vitit 2025 do të vijojë zhvillimin e reformave në arsim, me mbështetjen e arsimit bazë, të mesëm të lartë, orientimin e kurrikulave ndaj nevojave të tregut të punës dhe modernizimin e tyre.

Buxheti 2025 për MAS është në shifrën 62.02 miliardë lekë. Me buxhetin e 2025 do të ndërtohen ose rikonstruktohen rreth 70-80 objekte arsimore të arsimit bazë, me rreth 1000-1200 klasa/laboratorë, ku do të përfitojnë rreth 20 000 -25 000 nxënës dhe 1500-2000 punonjës mësimorë.

Në vitin 2024 u rehabilituan dhe janë në proces rehabilitimi edhe gjatë këtij viti më shumë se 100 shkolla dhe janë vendosur 216 laboratorë smart në shkolla.

Burimi ATSH

Ibrahimaj: OBP lançon platformën e re elektronike të prokurimeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot nisjen e platformës së re elektronike të prokurimeve, prokurimet.obp.al,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: OBP lançon platformën e re elektronike të prokurimeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot nisjen e platformës së re elektronike të prokurimeve, prokurimet.obp.al,…