Begaj uron Krishtlindjen: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.


Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shkruan se kjo festë na fton të ndalemi për një çast e të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit: dashurinë, solidaritetin, mirëkuptimin dhe faljen.

“Të nderuar bashkëqytetarë të krishterë, në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes, dëshiroj të përcjell përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja!”, shkruan Begaj.

“Krishtlindja, kjo festë e ndritur që simbolizon lindjen e shpresës dhe paqes, na fton të ndalemi për një çast e të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit: dashurinë, solidaritetin, mirëkuptimin dhe faljen”, vijon urimi i Presidentit Begaj.

“Për të gjitha familjet shqiptare, brenda dhe jashtë vendit, uroj Krishtlindje të gëzuara, shëndet, paqe dhe lumturi! Gëzuar!”, mbyllet urimi i kreut të shtetit, Bajram Begaj.

Lexo më shumë nga

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.