Tirana mirëpret për herë të parë Konferencën e Solidaritetit Islamik, Veliaj: Sporti mundësi për t’i bashkuar njerëzit

Tirana pret për herë të parë Konferencën e Solidaritetit Islamik (ISSA), një ngjarje me rëndësi të veçantë për komunitetin sportiv dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.


Tirana pret për herë të parë Konferencën e Solidaritetit Islamik (ISSA), një ngjarje me rëndësi të veçantë për komunitetin sportiv dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Ky event, i cili zhvillohet nga data 16 deri më 18 dhjetor 2024, shënon një moment historik në mbështetje të sportit, solidaritetit dhe bashkëpunimit midis vendeve anëtare të ISSA.

Në fjalën e mirëseardhjes, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e cilësoi një takim të tillë si një mundësi të shkëlqyer për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sportit. Veliaj solli në vëmendje sukseset e Tiranës si Kryeqyteti Europian i Sportit në vitin 2023, një titull që ka kontribuar në masivizimin e sportit, sidomos tek të rinjtë dhe shkollat.

“Në vitin 2023, Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Sportit, ishte një mundësi e jashtëzakonshme që qyteti i Tiranës, bashkë me Komitetin Olimpik, të inkurajonim masivizimin e sportit, sidomos në shkolla, mbas mësimit, për të mbajtur fëmijët larg veseve, larg rrugës, larg rreziqeve dhe gjithë ajo energji, prodhoi për herë të parë medaljet tona olimpike një vit më pas. Medaljet e para të Shqipërisë ishin në mundje dhe u shpërblye gjithë ai mund i Komitetit Olimpik dhe gjithë ajo energji e jashtëzakonshme e Tiranës si Kryeqyteti Europian i Sporteve për të pasur medaljet tona të para dhe për më shumë sesa për të vendosur stolitë e medaljeve në raftet e arritjeve tona, ishte një inkurajim, një model”, tha ai.

Veliaj vuri theksin në rolin e sportit si një model për ndërtimin e shoqërive më të shëndetshme dhe solidare, sidomos në kohë krizash globale.

“Ne kaluam kriza të jashtëzakonshme me historinë e Covid-it, kemi pasur një tërmet të jashtëzakonshëm në vitin 2019. Por, në këtë vit kur një pjesë e madhe e botës ka qenë në konflikt, është dashur gjithashtu të mendojmë si në kohët e vjetra, si mundet çdo krizë të kthehet në mundësi dhe si mundet që sporti, gjuha diplomatike e sportit, gjuha solidare e sportit, të jetë një mundësi për t’i bashkuar njerëzit, aty ku shpeshherë politika i ndan”, deklaroi kryebashkiaku.

Gjatë sesionit hapës, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Islamike të Solidaritetit Sportiv, Nasser Majali, shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe mbështetjen e dhënë nga pala shqiptare. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e rolit të sportit në ndërtimin e “urave” që lidhin popujt dhe promovojnë vlerat e solidaritetit dhe bashkëpunimit.

“Dëshiroj të falënderoj personat që na kanë ftuar, si Komitetin Olimpik të Shqipërisë, Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Sporteve, Kryeministrinë për gjithë mbështetjen që na kanë dhënë në një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër. Shqipëria është një vend jashtëzakonisht i bukur, ndjehemi shumë mirë, një përvojë jashtëzakonisht e bukur”, tha ai.

Ky takim mbledh 57 Komitete Olimpike Kombëtare, me qëllimin kryesor të nxitjes së sportit si një mjet solidariteti, bashkëpunimi dhe paqeje. Takimi shërben si një platformë e rëndësishme për zhvillimin e sporteve dhe krijimin e programeve që mbështesin sportistët dhe komunitetet sportive.

Lexo më shumë nga

Ksamil, shpëtohen dy turistë ukrainas që rrezikuan të mbyteshin në det

Dy turistë ukrainas janë shpëtuar sot në zonën e Ksamilit, pasi rrezikuan të mbyteshin në det për shkak të përkeqësimit…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ksamil, shpëtohen dy turistë ukrainas që rrezikuan të mbyteshin në det

Dy turistë ukrainas janë shpëtuar sot në zonën e Ksamilit, pasi rrezikuan të mbyteshin në det për shkak të përkeqësimit…