Institucioni i Presidentit të Republikës ndriçohet për festat e fundvitit

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj ndezi dritat e pemës bashkë më fëmijët e ftuar nga e gjithë Shqipëria.


Institucioni i Presidentit të Republikës u ndriçua sot për festat e fundvitit.

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj ndezi dritat e pemës bashkë më fëmijët e ftuar nga e gjithë Shqipëria.

Në këtë festë, të kthyer tashmë në traditë, morën pjesë këngëtarë të vegjël, valltarë, instrumentistë, si dhe nxënës të shkollave të ndryshme të vendit, të cilët kanë marrë çmime kombëtare e ndërkombëtare përgjatë vitit 2024.

Institucioni i Presidentit të Republikës e ka kthyer në traditë kremtimin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri me fëmijët, të cilët, edhe këtë vit, me emocion e gëzim, ishin protagonistë dhe spektatorë të koncertit festiv.

Zonja e Parë e Republikës, Armanda Begaj, uroi fëmijët përsukseset e tyre në shkencë, art, kulturë dhe sport. Zonja e Parë theksoi në fjalën e mikpritjes se fituesit e medaljeve përgjatë vitit që po lëmë pas janë shembulli i duhur për bashkëmoshatarët e tyre dhe se gjithkush ndihet krenar për ta.

“Mirëmbrëma dhe mirëserdhët, të dashur fëmijë! Kjo sallë, e mbushur me kaq hare e gëzim, na lumturon të gjithëve. Këtë vit mes nesh kemi shumë kampionë të dalluar e të suksesshëm në shkencë, art e sport. Ata meritojnë një duartrokitje të madhe nga ne sot të gjithë.

Të dashur kampionë, përkushtimi dhe pasioni juaj për letërsinë, shkencën, artin, kulturën dhe sportin janë siguria që e ardhmja jonë do të jetë më e mirë. Ju jeni shembulli i duhur për të gjithë bashkëmoshatarët tuaj. Faleminderit që keni udhëtuar nga anembanë Shqipërisë për të ndezur sot bashkë dritat e pemës së festave të fundvitit! Fëmijë, ju lutem, një duartrokitje të madhe për prindërit, mësuesit dhe trajnerët tuaj. Pa vëmendjen, kujdesin dhe mbështetjen e tyre, ju nuk do të jeni të suksesshëm. Ju uroj të gjithëve festa të mbara, shëndet e vullnet për të realizuar ëndrrat tuaja! Gëzoni!”, u shpreh ajo.

Festa vazhdoi me kërcimet e valltarëve të Qendrës Kulturore Artistike Tiranë, këngët e interpretuara nga artistët e vegjël të Liceut Artistik të Tiranës dhe zëra të rrallë nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, si dhe interpretime artistike e instrumentale nga nxënës që kishin fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare në fusha të ndryshme të artit.

Ekipi kampion ndërkombëtar në Judo nga qyteti i Kavajës ofroi për të ftuarit një ndeshje të këtij sporti, ndërsa festa kulmoi me dhuratat simbolike që Institucioni i Presidentit të Republikës kishte përgatitur për të gjithë miqtë e vegjël.

Rama në Javën e Qëndrueshmërisë Abu-Dabi 2025, marrëveshje për energjinë, bujqësinë dhe financat

Rama shoqërohet në këtë vizitë nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministri i Financave Petrit…

Global 360

Biden nderon papa Françeskun me Medaljen prestigjioze të Lirisë

Që nga viti 2013, papa Françesku ka qenë lideri jo vetëm i rreth 1,4 miliardë katolikëve në mbarë botën, por…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama në Javën e Qëndrueshmërisë Abu-Dabi 2025, marrëveshje për energjinë, bujqësinë dhe financat

Rama shoqërohet në këtë vizitë nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministri i Financave Petrit…