20 specialistë të rinj të doganave, trajnim në Akademinë e Guardia di Finanza-s

Shqipëria dhe Italia firmosën më 4 prill të këtij viti një Memorandum Bashkëpunimi që intensifikon bashkëpunimin mes Doganave Shqiptare, Doganave Italiane e Guardia di Finanza


20 specialistë të rinj të Administratës Doganore Shqiptare nisën ditën e sotme trajnimin mbi “Veprimtarinë e kontrollit dhe luftës së trafikut të paligjshëm në fushën doganore”, në Akademinë e Guardia di Finanza-s, në Ostia, Itali.

Trajnimi, i cili do të zgjasë për pesë ditë, është pjesë e Memorandumit të Bashkëpunimit mes Administratës Doganore Shqiptare, Agjencisë Italiane të Doganave e Monopoleve dhe Guardia di Finanza, i cili u nënshkrua në muajin prill të këtij viti në Tiranë.

Në ceremoninë e zhvilluar në nisje të këtij trajnimi ishin të pranishëm komandanti i Akademisë së Guardia di Finanza, gjeneral Francesco Mattana, shefi i Departamentit të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza, Gjeneral Vito Giordano, si dhe Drejtori i Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Agjencisë Italiane të Doganave e Monopoleve, Andrea Mazzella, i cili përcolli urimet më të mira për grupin e të rinjve të Doganës Shqiptare.

Gjatë këtij trajnimi, përveç leksioneve dhe aktiviteteve praktike në terren mbi luftën ndaj trafikut të paligjshëm, kontrabandës dhe mashtrimit, është planifikuar një vizitë studimore në aeroportin ndërkombëtar të Romës, “Fiumicino”, ku të rinjtë do të njihen me aktivitetet operacionale të kryera nga autoritetet në aeroport.

Shqipëria dhe Italia firmosën më 4 prill të këtij viti një Memorandum Bashkëpunimi që intensifikon bashkëpunimin mes Doganave Shqiptare, Doganave Italiane e Guardia di Finanza dhe parashikon nisma të përbashkëta në kuadër të përafrimit të procedurave dhe legjislacionit me standardet dhe kuadrin ligjor të Bashkimit Europian.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Sa herë trolla e turbofolkut nacionalist më sulmon, e quaj të kryer me sukses detyrën time ndaj Shqipërisë dhe Kosovës

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot reagimeve që shkaktoi deklarata e tij një ditë më parë se “Serbia e humbi…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Sa herë trolla e turbofolkut nacionalist më sulmon, e quaj të kryer me sukses detyrën time ndaj Shqipërisë dhe Kosovës

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot reagimeve që shkaktoi deklarata e tij një ditë më parë se “Serbia e humbi…