Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e “Bashkë Fitojmë”, Vangjel Tavo fitues në Bashkinë Himarë

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimin e koalicionit Bashkë Fitojmë, të cilët kërkonin pavlefshmërinë e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Himarës, që u mbajtën më 4 gusht.


Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimin e koalicionit Bashkë Fitojmë, të cilët kërkonin pavlefshmërinë e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Himarës, që u mbajtën më 4 gusht.

Kolegji Zgjedhor unanimisht ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili vlerësoi se duhej miratuar rezultati final i zgjedhjeve në Himarë, pasi nuk është konstatuar asnjë shkelje që do të ndryshonte rezultatin zgjedhor. Ky vendim i sotëm i hap rrugë betimit të kandidatit fitues të zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo. Ky i fundit kandidoj nën logon e Partisë Socialiste dhe përballë kishte kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”,  Petraq Gjirkuria.

Në një njoftim për mediat, trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët Nafije Hasko (Relatore), Esmeralda Xhili, Manjola Xhaxho, Alma Kolgjoka dhe Sokol Ibi, shqyrtoi sot çështjet Nr.5 dhe Nr.6 të regjistruara më 30 gusht 2024, në një seancë të zhvilluar në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë.

Në këtë proces, Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, përfaqësuar nga avokatët Franci Nuri dhe Vangjel Dule, paditën Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të zhvilluara në 36 qendrat e votimit të Bashkisë Himarë.

Objekti i padisë përfshinte kërkesën për ndryshimin e vendimit të KAS dhe përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë Himarë. Kolegji Zgjedhor, pas shqyrtimit të argumenteve, vendosi unanimisht rrëzimin e padisë së Koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Partisë “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”. Ky vendim është i formës së prerë dhe nuk lejohet ankim. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Shqipëria përmirëson pozicionin në Indeksin Global të Paqes 2026

Indeksi Global i Paqes është një indeks i përbërë që mat nivelin e paqes në vende të ndryshme të botës.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria përmirëson pozicionin në Indeksin Global të Paqes 2026

Indeksi Global i Paqes është një indeks i përbërë që mat nivelin e paqes në vende të ndryshme të botës.