Begaj: Një brez që përqafon diturinë, ndërton një të ardhme më të mirë

Presidenti Bajram Begaj uroi sot 365 mijë nxënësit që nisin sot vitin e ri shkollor 2024-2025.


Presidenti Bajram Begaj uroi sot 365 mijë nxënësit që nisin sot vitin e ri shkollor 2024-2025.

Në një postim në rrjetet sociale Begaj uroi gjithashtu edhe nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

“Urimet më të mira dhe suksese të gjithë nxënësve e mësuesve që nisin sot vitin e ri shkollor. Në veçanti, urime nxënësve të klasave të para që fillojnë maratonën e gjatë, sfiduese, por edhe shpërblyese të dijes. Një brez që sot përqafon diturinë, ndërton një botë dhe të ardhme më të mirë për të gjithë”, tha Begaj.

350 mijë nxënës të arsimit parauniversitar nisin sot vitin e ri shkollor 2024-2025, ku 28 mijë nxënës do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Viti i ri shkollor do të nisë me 25 shkolla të reja dhe më shumë se 216 laboratorë smart dhe terrene të reja sportive.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë për çështjen Hyseni, Presidenca jep detajet!

Presidenti Bajram Begaj ka thirrur këtë të hënë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ku në fokus kanë qenë zhvillimet…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë për çështjen Hyseni, Presidenca jep detajet!

Presidenti Bajram Begaj ka thirrur këtë të hënë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ku në fokus kanë qenë zhvillimet…