Këshilli i BE-së, 13 milionë euro në mbështetje të Forcave të Armatosura shqiptare

Këshilli Europian miratoi sot një masë ndihme në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes me vlerë 13 milionë euro, me qëllim rritjen e efektivitetit operacional të Forcave të Armatosura Shqiptare


Këshilli Europian miratoi sot një masë ndihme në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes me vlerë 13 milionë euro, me qëllim rritjen e efektivitetit operacional të Forcave të Armatosura Shqiptare, veçanërisht në drejtim të lëvizshmërisë, manovrimit dhe mbrojtjes.

Ndihma do të forcojë gjithashtu kapacitetet e Shqipërisë në lidhje me pjesëmarrjen e saj në operacionet dhe misionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së, si dhe në çdo koalicion ndërkombëtar.

“Shqipëria është një partner i besueshëm për sigurinë dhe një vend kandidat për në BE. Vendimi i sotëm është një arritje e rëndësishme në bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe mbrojtjen. Gjithashtu, ai pasqyron vlerësimin tonë për qëndrimin e Shqipërisë në linjë të plotë me Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së, një shprehje shumë e qartë e zgjedhjes strategjike të Shqipërisë për një të ardhme brenda BE-së”, u shpreh Josep Borrell, Komisioner i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë

Ky vendim është rezultat konkret i angazhimit në rritje me Shqipërinë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke reflektuar përafrimin e plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

Mekanizmi Evropian i Paqes do të sigurojë pajisje që nuk janë projektuar për të prodhuar forcë eliminimi fizik dhe, aty ku nevojitet, furnizime dhe shërbime të tjera, përfshirë trajnim teknik. Forca Tokësore Shqiptare do të marrë mjete të lehta të blinduara shumëfunksionale. Këto mjete janë të pajisura për të siguruar lëvizshmëri dhe manovrim të lartë në të gjitha llojet e terrenit dhe kushteve të motit, si dhe për të siguruar mbrojtjen e personelit ndaj armëve të lehta dhe eksplozivëve.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë e cilësoi kë masë si një tjetër arritje historike.

“Sot Këshilli i BE-së miratoi një paketë ndihme prej 13 milionë eurosh për të mbështetur Forcat e Armatosura Shqiptare në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes. Kjo nismë synon të forcojë aftësitë ushtarake të Shqipërisë dhe të rrisë sigurinë rajonale”, thekson Delegacioni i BE.

Mekanizmi Evropian i Paqes u krijua në mars 2021 për financimin e veprimeve në kuadër të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë për parandalimin e konflikteve, për ruajtjen e paqes dhe për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar. Në veçanti, Mekanizmi Evropian i Paqes i mundëson BE-së të financojë veprime të projektuara për të forcuar kapacitetet e shteteve të treta dhe organizatave rajonale e ndërkombëtare në lidhje me çështjet ushtarake dhe të mbrojtjes. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Të apasionuarit pas Vespa-s nga 17 shtete të ndryshme mblidhen në Durrës

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga 20-vjetori i themelimit të klubit “Vespa Shqipëri”.

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Të apasionuarit pas Vespa-s nga 17 shtete të ndryshme mblidhen në Durrës

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga 20-vjetori i themelimit të klubit “Vespa Shqipëri”.