Ambasadori Atay pret Presidentin e International Watercolors Society, Atanur Dogan

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay, priti piktorët turq Atanur Dogan dhe Levent Oyluçtarhan.


Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay, priti në një takime kortezie, piktorin e mirënjohur turk, Atanur Dogan, njëherësh edhe President i International Watercolors Society (IWS), që ka në gjirin e saj mbi 142 degë në gjithë botën, përfshirë edhe IWS Albania, si dhe piktorin tjetër turk, Levent Oyluçtarhan.

Bashkëbisedimi u fokusua në rolin e artit në fuqizimin e marrëdhënieve kulturore midis Turqisë dhe Shqipërisë.

Ambasadori Atay vlerësoi pjesëmarrjen e tyre në Festivalin Ndërkombëtat të Akuarelit të organizuar nga VizArt dhe IWS Albania dhe të zhvilluar në Tiranë, Lushnjë dhe Ersekë, së bashku me piktorë shqiptarë dhe ndërkombëtarë nga Kina, Peruja, Bullgaria, Ukraina, Koreja e Jugut, etj.

Presidenti Dogan i dhuroi ambasadorit turk një album katalog të veprimtarisë artistike të realizuar nga International Watercolors Society (IWS), në Turqi dhe mbarë botën.

I pranishëm ishte dhe botuesi i gazetës online “Tirana Diplomat”, Dash Frasheri.

Rama në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Zgjerimin

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Zgjerimin

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një…