Manja: Nga amnistia penale përfitojnë 1100 të dënuar dhe 2700 persona në shërbim prove

700 do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, prezantoi sot në Kuvend, projektligjin për “Amnistinë penale” nga e cila përfitojnë 1100 të dënuar me burgim, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.

Po ashtu, Manja theksoi se nga amnistia përfitojnë edhe 2700 persona në shërbim prove.

Duke e konsideruar këtë një premtim të mbajtur të qeverisë, Manja u shpreh se amnistia është zbatuar si një politikë penale lehtësuese ndër vite për vepra të lehta penale në kuadër të rehabilitimit social, por edhe optimizimit të kapaciteteve në burgje.

Manja bëri fillimisht një pasqyrë të situatës në sistemin e vuajtjes së dënimit. “Kemi 5818 persona që aktualisht gjenden në institucione. Prej tyre 3158 janë të paraburgosur dhe 2204 janë të dënuar, ndërsa 458 janë nën efektin e një mase mjekësore të dhënë nga gjykata”, tha ai.

Ministri theksoi se prej këtyre, 389 persona janë për llogari të SPAK, nga të cilët 243 të paraburgosur dhe 145 të dënuar.

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…