Rama: Sipërmarrja duhet të përfshihet në financimin e arsimit profesional

Kryeministri Edi Rama deklaroi se, kompanitë private duhet të përfshihen në financimin e arsimit profesional.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, kompanitë private duhet të përfshihen në financimin e arsimit profesional.

Në fjalën e tij në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional, Rama u shpreh se, “pavarësisht dobësive që mund të ketë ende arsimi profesional, pavarësisht faktit që ende mbulimi me infrastrukturë dhe kualitet nuk garantohet në të gjithë territorin, 57 % e atyre që mbarojnë në këto shkolla të arsimit profesional, hyjnë në punë brenda 6 muajsh dhe kanë paga të mira. Nuk hyjnë në punë me pagën minimale, e cila sot është 400 euro, nuk është 120 mijë lek të vjetra siç ishte dikur, por hyjnë në punë me paga të mira”.

“Besoj që me financimet e reja që kemi vënë në dispozicion për arsimin profesional, si dhe me një tjetër financim në qershor do të mbulojmë të gjithë nevojën për rindërtim dhe rikualifikim të shkollave dhe konvikteve të arsimit profesional në territor me kushte optimale, në mënyrë që kur prindërit tua besojnë, shkollës së arsimi profesional në veri, jug, në Shqipërinë e mesme, në lindje, perëndim fëmijën, fëmija të rrijë me shokët, shoqet, në një strukturë që i plotëson të gjitha nevojat nga A te ZH, jo vetëm për mësim, por edhe për ushqim, edhe për fjetje, edhe për aktivitete të tjera rekreative dhe kthimi i arsimit profesional në një trend të ri tërheqës është patjetër domosdoshmëri dhe është objektivi ynë, i cili do të bëhet i mundur vetëm nëse sipërmarrja do ta kuptojë dhe do të reagojë pozitivisht në nivelin e bizneseve të mëdha, për nevojën që të financojë, të marri pjesë në financim dhe në ndërkohë të plotësojë detyrime që do t’i vendosim sipas niveleve të të ardhura, të xhirove etj, për trajnime profesionale, për veten e vet ose për të tjetër, sepse në një sistem të hapur ekonomik si i yni, krijimi i një zinxhiri të shëndetshëm në të gjithë infrastrukturën e sistemit sjell përfitime për të gjithë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se, “garancia rinore me Bashkimin Europian është një projekt shumë pozitiv, por deri kur ajo të materializohet, deri kur ato fondet të vihen në dispozicion, e deri kur t’i shikojmë hairin atij investimi, ne rrezikojmë të humbasin shumë kohë”.

Prandaj, shtoi ai, “paralelisht duke punuar për garancinë rinore dhe duke përballuar me heroizmin që na karakterizon në aspektin e durimit burokracinë e Bashkimit Europian, ne duhet dhe do të rrisim investimet publike në arsimin profesional, mbështetjen nga buxheti i shtetit për arsimin profesional dhe patjetër do t’ju kërkojmë kompanive, do t’ju kërkojmë me hir dhe unë shpresoj që nuk do të jetë nevoja që pahiri i ligjit ta bëjë këtë punë pa u kuptuar mirë me njëri-tjetrin që të përfshihen në financimin e arsimit profesional”.

Rama falënderoi ambasadoren zvicerane, Ruth Huber, pasi u shpreh ai, “programi i mbështetjes së Zvicrës në mënyrë të vazhdueshme qysh në kohëra të padyshuara siç i thonë fjalës, ka pasur të pandërprerë komponentin e mbështetjes për arsimin profesional dhe me siguri, zviceranët dinë diçka që insistojnë në mënyrë këmbëngulëse tek arsimi profesional dhe patjetër nëse Zvicra është ajo që është sot, nuk duhet shumë për të gërmuar, për të parë që Zvicrën nuk e bën Zvicër bankat, nuk e bën Zvicër më të pasurit, nuk e bën Zvicër të gjitha ato për të cilat ne mahnitemi kur shohim Zvicrën, por Zvicrën e bën dhe e mban Zvicër, forcat e kualifikuara të punës në arsimin profesional. Kapacitet e jashtëzakonshme që ka Zvicra për ta kthyer çdo burim njerëzor të sapo dalë nga shkolla fillore, në një burim në funksion të ekonomisë”. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Konkursi “RoboTECH në COD”, shpallen fituesit. Gjimnazi “Ismail Qemali” në vendin e parë

Konkursi ishte një bashkëpunim i Qendrës për Hapje dhe Dialog me Universitetin Metropolitan të Tiranës.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Konkursi “RoboTECH në COD”, shpallen fituesit. Gjimnazi “Ismail Qemali” në vendin e parë

Konkursi ishte një bashkëpunim i Qendrës për Hapje dhe Dialog me Universitetin Metropolitan të Tiranës.