Begaj-Santos: Besueshmëria e sistemit të drejtësisë nxit investimet e huaja

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos.


Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos.

Zyra e shtypit pranë Presidencës bëri të ditur se biseda u fokusua në mbarëvajtjen e punimeve të parlamentit shqiptar, procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe bashkëpunimin rajonal.

Presidenti Begaj theksoi së është shumë e rëndësishme të shikohet e kaluara, të vlerësohet e tashmja dhe të punohet për të ardhmen.

Gjatë bisedës, raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Santos vlerësoi rolin e Presidentit të Republikës si faktor balancues në jetën politike të Shqipërisë.

Në takim u vlerësua kontributi i Shqipërisë dhe angazhimi pozitiv i vendit në politikën e jashtme, në çështjet e sigurisë si anëtare e NATO-s, si dhe në promovimin e paqes dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në rajon.

Gjithashtu, u theksua edhe nevoja për besueshmërinë e sistemit të drejtësisë, që do të nxiste pozitivisht investimet e huaja.

Lexo më shumë nga

Spanja riafirmon angazhimin e saj për të mbështetur Shqipërinë

Ambasada e Spanjës në Shqipëri, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës, Ministrinë eBujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Qendrën Ndërkombëtare…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spanja riafirmon angazhimin e saj për të mbështetur Shqipërinë

Ambasada e Spanjës në Shqipëri, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës, Ministrinë eBujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Qendrën Ndërkombëtare…