Raporti i Punës së Qeverisë për vitin 2024 një program ambicioz për të ndërtuar një shtet socialist modern

Raporti i Punës së Qeverisë në sesionin e dytë të Kongresit të 14-të Kombëtar është mbajtur në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin.


Nga Prof. Dr. Petraq Milo

Raporti i Punës së Qeverisë në sesionin e dytë të Kongresit të 14-të Kombëtar është mbajtur në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin. Rëndësia e diskutimit të raportit të ri të punës së qeverisë në këtë vit vjen për faktin se viti 2024 shënon 75 vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës, si dhe mbetet një vit vendimtar për arritjen e objektivave dhe detyrave të vendosura për periudhën 2021 – 2025. Raporti i ri i punës së qeverisë kineze për vitin 2024, konsideron të gjithë përpjekjen e ndërmarrë gjatë vitit të kaluar për të ndërtuar një shtet socialist modern, duke u fokusuar në një sërë aksesh, si dhe përfshin punën e qeverisë kineze në lidhje me inovacionin shkencor; teknologjinë; promovimin e industrive në zhvillim; stimulimin e dinamizmit të tregut dhe nxitjen e zhvillimit të gjelbër. Arritjet më të rëndësishme në vitin e kaluar janë: rritja ekonomike e qëndrueshme; rritja e punësimit dhe arritjen e stabilitetit të çmimeve, duke siguruar një rimëkëmbje të lartë ekonomike dhe zhvillim me cilësi të lartë.


Foto:VCG

Objektivat kryesore për vitin 2024 do të jenë sigurimi i vazhdimësisë së një rritjeje të qëndrueshme ekonomike; politika fiskale proaktive; politika monetare të kujdesshme; modernizimi i sistemit industrial; zhvillimi i cilësisë së re të forcave prodhuese; konsolidimi i themeleve për zhvillim cilësor; zgjerimi i kërkesës së brendshme nëpërmjet stimulimit të konsumit dhe rritjes së investimeve publike; sigurimit të trajtimit kombëtar për ndërmarrjet me financim të huaj; shndrimi i Kinës në një destinacion të favorizuar për investimet e huaja; sigurimin e prodhimit dhe furnizimit të qëndrueshëm të produkteve bujqësore dhe të promovimit të zhvillimit të gjelbër dhe me karbon të ulët.

Kina synon të shohë një zgjerim ekonomik në rreth 5 për qind për vitin 2024, i pandryshuar nga viti i kaluar. Kina synon të krijojë më shumë se 12 milionë vende pune në zonat urbane dhe mbatja e shkallës së papunësisë urbane të anketuar në rreth 5.5 për qind. Vendi është zotuar të ndjekë një politikë fiskale proaktive. Kina ka vendosur raportin e synuar të deficitit fiskal në 3 për qind ndaj PBB-së në 3 për qind. Deficiti i buxhetit parashikohet të arrijë në 4.06 trilion juanë ose 560 miliardë dollarë në vitin 2024, me një rritje prej 180 miliardë juanë krahasura me deficitin buxhetor në vitin 2023. Të ardhurat parashikohen të vazhdojnë të rifillojnë rritjen dhe shpenzimet e përgjithshme të buxhetit publik do të arrijnë në 28.5 trilion juanë, duke u rritur 1.1 trilion juanë nga ai i vitit të kaluar. Vendi ka planifikuar gjithashtu të emetojë 3.9 trilion juanë obligacione speciale të qeverisjes vendore, me një rritje prej 100 miliardë juanë, krahasuar me atë të një viti më parë. Për të zgjidhur sistematikisht problemet e financimit për disa projekte madhore në procesin e ndërtimit të vendit dhe avancimit të përtëritjes kombëtare, Kina ka planifikuar gjithashtu të emetojë bono thesari speciale afatgjata, për disa vite radhazi, duke filluar nga viti 2024.


Foto:VCG

Kina do të zbatojë një politikë të kujdesshme monetare në një mënyrë fleksibël, të përshtatshme, të synuar dhe efektive, duke bërë përpjekje për të rritur stabilitetin e tregut të kapitalit. Vendi do të synojë një normë inflacioni në nivelin rreth 3 për qind. Në raport thuhet se likuiditeti i nevojshëm do të mbahet në nivelin e duhur dhe oferta monetare do të qëndrojnë në hap me rritjen e parashikuar ekonomike dhe rritjen e indeksit të çmimeve të konsumit. Do të bëhen gjithashtu përpjekje për të nxitur një rënie të qëndrueshme në kostot e përgjithshme të financimit dhe për të mbajtur kursin e këmbimit të renminbit përgjithësisht të qëndrueshëm në një nivel përshtatës dhe të balancuar.

Kina do të bëjë përpjekje të mëtejshme për të përshpejtuar krijimin e një sistemi industrial modern dhe për të zhvilluar forca të reja prodhuese cilësore me një ritëm më të shpejtë. Vendi do të kryejë transformimin dhe përmirësimin e teknologjisë në sektorin e prodhimit, do të nxisë dhe ndërtojë grupime të përparuara të prodhimit. Do të zhvillohen zona kombëtare si demonstrimi i industrializimit të ri për t’i zhvilluar industritë tradicionale në një nivel më të lartë dhe më eko- miqësore. Duhet të bëhen përpjekje të shtuara për të formuluar politika për të mbështetur zhvillimin me cilësi të lartë të ekonomisë dixhitale, zhvillimin e industrive dixhitale, transformimin e industrive tradicionale me teknologji dixhitale dhe integrimin e plotë të teknologjive dixhitale në ekonominë reale.

Qeveria do të mbështesë ndërmarrjet për të luajtur rolin e tyre në promovimin e inovacionit, nxitjen e punësimit dhe konkurrencën në skenën ndërkombëtare. Kjo përfshin përmirësimin e zinxhirit industrial dhe të furnizimit; nxitjen e industrive në zhvillim dhe industrive të orientuara drejt së ardhmes, si energjia e hidrogjenit, materialet e reja, bioprodhimi, fluturimet komerciale në hapësirë, teknologjia kuantike dhe shkencat e jetës. Do të promovohet zhvillimi inovativ i ekonomisë digjitale. Vendi gjithashtu do të konsolidojë dhe përmirësojë pozicionin e tij udhëheqës në industri të tilla si automjetet inteligjente të lidhura me energji të re. Do të bëhen përpjekje për të fuqizuar Kinën përmes shkencës dhe arsimit dhe për të konsoliduar themelet për zhvillim me cilësi të lartë. Vendi do të rrisë kapacitetin e tij për inovacion origjinal dhe do të kultivojë më shumë shkencëtarë dhe ekipe inovacioni të klasit të parë.


Foto:VCG

Kina do të zgjerojë kërkesën e brendshme përmes një programi njëvjeçar për të stimuluar konsumin dhe rritjen e financimit nga buxheti i qeverisë qendrore për investime. Kina do të zgjerojë kërkesën e brendshme dhe do të integrojë strategjinë e zgjerimit të kërkesës së brendshme me përpjekjet për të thelluar reformën strukturore nga ana e ofertës. Kina do të promovojë rritje të qëndrueshme në shpenzimet e konsumit dhe do të nisë politika për të promovuar konsumin dixhital, miqësor ndaj mjedisit dhe të lidhur me shëndetin. Vendi gjithashtu do të rrisë shpenzimet për automjete inteligjente me energji të re, produkte elektronike, etj. Vendi do të rrisë investimet efektive, duke arritur në një financim në 700 miliardë juanë për investime nga buxheti i qeverisë qendrore.

Kina do të zbatojë masa për të siguruar trajtimin kombëtar për ndërmarrjet e financuara nga jashtë, Për të ndjekur hapjen me standarde më të larta dhe për të promovuar përfitime reciproke, vendi do të promovojë përafrimin me rregullat e standardeve të larta ndërkombëtare ekonomike dhe tregtare dhe do të zgjerojë në mënyrë të qëndrueshme hapjen institucionale. Do të bëhen më shumë përpjekje për të tërhequr investime të huaja. Të gjitha kufizimet e hyrjes në treg për investimet e huaja në prodhim do të hiqen dhe kufizimet e aksesit në treg në sektorët e shërbimeve, si telekomunikacioni dhe kujdesi shëndetësor, do të reduktohen. Do të punohet gjithashtu për ta bërë Kinën një destinacion të favorizuar për investimet e huaja, duke shtuar se do të ndiqet përparim më solid dhe me cilësi më të lartë në bashkëpunimin një Brez dhe Rrugë. Kina do të thellojë bashkëpunimin ekonomik shumëpalësh, dypalësh dhe rajonal.


Foto:VCG

Kina do të shtojë përpjekjet për të siguruar prodhim dhe furnizim të qëndrueshëm të grurit dhe produkteve të tjera kryesore bujqësore. Të gjitha qeveritë vendore duhet të mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë për garantimin e sigurisë kombëtare ushqimore. Qeveria do të angazhohet për të punuar për të konsoliduar dhe zgjeruar arritjet në zbutjen e varfërisë dhe për të parandaluar që njerëzit të kthehen në varfëri. Vendi do të avancojë revolucionin energjetik dhe do të punojë në mënyrë aktive dhe me maturi drejt kulmit të emetimeve të dioksidit të karbonit dhe arritjes së neutralitetit të karbonit. Vendi do të synojë gjithashtu të përmirësojë ruajtjen ekologjike dhe të promovojë zhvillimin e gjelbër dhe me karbon të ulët, duke përfshirë marrjen e hapave gjithëpërfshirëse për përmirësimin e mjedisit dhe nxitjen e ekonomisë së gjelbër dhe me karbon të ulët.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Festivali i Kajakëve në Valbonë, Rama: 80 pjesëmarrës nga vende evropiane

Sporti i kajakut në lumenjtë e ndryshëm në Shqipëri po tërheq vëmendjen e turistëve vendas e të huaj.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Festivali i Kajakëve në Valbonë, Rama: 80 pjesëmarrës nga vende evropiane

Sporti i kajakut në lumenjtë e ndryshëm në Shqipëri po tërheq vëmendjen e turistëve vendas e të huaj.