Kumbaro: Viti turistik 2024, ‘i rezervuar’ deri tani në mbi 30% më shumë se një vit më parë

Mbi 400 takime mes bizneseve gjatë 2 ditëve të panairit, premtojnë eksperienca më të suksesshme për vitin turistik 2024,


Viti turistik 2024, në Shqipëri është ‘i rezervuar’ deri tani në mbi 30% më shumë se një vit më parë.

Kështu u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në panairin “Tourism & Travel Show Albania”, që po mbahet në Tiranë.

“Pas “Fitur Madrid”, një tjetër panair i rëndësishëm në zemër të Tiranës – “Tourism & Travel Show Albania” organizuar me përkushtim nga Iceberg Exhibitions dhe NewDeal Europe që prezanton në mënyrë dinjitoze produktin turistik shqiptar nga 100 ekspozues dhe ofron mundësi të mëdha të shkëmbimeve të përvojave dhe kontakteve me blerësit ndërkombëtarë të interesuar për ofertën shqiptare nën moton e turizmit të qëndrueshëm e në respekt me mjedisin”, tha Kumbaro.

Ministrja theksoi se, Shqipëria është kthyer në një destinacion trend dhe se zhvillimi i saj turistik po njeh përparim të dukshëm në rajon dhe më gjerë.

“Mbi 400 takime mes bizneseve gjatë 2 ditëve të panairit, premtojnë eksperienca më të suksesshme për vitin turistik 2024, “i rezervuar” tashmë në mbi 30% më shumë se një vit më parë dhe këtë e raportojnë vetë turoperatorë”, tha Kumbaro.

(Marrë nga ATSH)

Përzgjidhet logoja e 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut!

Autorja është arkitektja Ejona Karkini.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Përzgjidhet logoja e 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut!

Autorja është arkitektja Ejona Karkini.