Përkujtohet aktori dhe regjisori i shquar Agim Qirjaqi

Më 27 janar të vitit 1950 lindi aktori i mirënjohur Agim Qirjaqi (27 janar 1950-28 mars 2010).


Më 27 janar të vitit 1950 lindi aktori i mirënjohur Agim Qirjaqi (27 janar 1950-28 mars 2010).

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja e kujtoi sot, duke ndarë online një kolazh me rolet e shumta që Qirjaqi skaliti në kujtesën tone, si në teatër ashtu edhe në kinematografi.

“Në ditën e tij të lindjes, kujtojmë sot ikonën e kinematografisë shqiptare, aktorin dhe regjisorin e mirënjohur të shumë shfaqjeve teatrale e filmave shqiptar, Agim Qirjaqi”, shkroi ministri Gonxhja në rrjetet sociale.

Me dhjetëra role të spikatura dhe aftësi të rralla interpretuese, Agim Qirjaqi u bë një burim krenarie për kulturën dhe kinematografinë shqiptare. Agim Qirjaqi është vlerësuar me titullin “Artist i Merituar”.

Aktori dhe regjisori i shquar Agim Qirjaqi është vlerësuar pas vdekjes edhe me dekoratën “Nderi i Kombit”.

Ndër rolet e tij më të spikatura mund të përmendim rolet në “Lulëkuqe mbi mure”, “Apasionata”, “Tela për violinë”, “I dashur armik”, etj.

Kolegët e tij e kujtojnë me dashuri e respekt, si aktorin e madh poliedrik, inteligjent, elegant e tërë finesë, me një mimikë të pasur e vështrim të thellë, si regjisorin me mendje të hapur e pedagogun e përkushtuar.

(ATSH)

Mazniku në Bruksel për ngritjen e Këshillit të Përbashkët Konsultativ

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku bashkë me kryetarë të bashkive të vendit ndodhen në Bruksel, për të…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Mazniku në Bruksel për ngritjen e Këshillit të Përbashkët Konsultativ

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku bashkë me kryetarë të bashkive të vendit ndodhen në Bruksel, për të…