Kryeqyteti i kulturës dhe dialogut, Tirana e merr titullin në 2025. Bashkia: Prozhektorët e vëmendjes, mbi Shqipërinë

Tirana e mbylli vitin 2023 si kryeqytet i sportit, teksa një vit me pare mbajti titullin kryeqyteti Europian i Rinisë.


Tirana është shpallur Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025.

Titulli i jepet atij qyteti që do të përfaqësojë më së miri identitetin mesdhetar dhe Tirana u përzgjodh si fituese pas aplikimit mes shumë qyteteve të tjera.

Por çfarë përfiton kryeqyteti shqiptar nga ky titull?

“Praktikisht është një përpjekje për ta mbajtur kryeqytetin tonë nën prozhektorët e vëmendjes. Që sa më shumë të ndodhin gjëra në këtë qytete, që emri i qytetit të dëgjohet, që artistët të shkëmbejnë”, u shpreh Genc Kodheli, drejtor i Projekteve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik.
Me mbajtjen e këtij titulli kryeqyteti do të kthehet në një urë bashkëpunimi mes qyteteve dhe aktorëve në fusha të ndryshme. “Mendoj që aplikimi i Tiranës ishte i suksesshëm sepse ne u fokusuam shumë te koncepti i Shqipërisë dhe Tiranës si një urë civilizimesh, urë dialogu, shtyjmë përpara disa nga gjerat që ne i mendojmë si më të rëndësishme për kulturën dhe imazhin tonë, harmoninë fetare, kohezionin dhe bashkëjetesën e paqshme mes komuniteteve”
Genci Kodheli, drejtor i Përgjithshëm i Projekteve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë e Tiranës thotë se do të nisin menjëherë punën dhe se shumë samite ndërkombëtare do të mbahen në kryeqytetin shqiptar.
“Përgjatë vitit 2024 do të kemi një dialog të hapur me të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe do të kemi të gjithë ekosistemin e artistëve, do të identifikojmë fushat ku do të fokusohemi dhe ku do të ketë më shumë aktivitete përgjatë vitit 2025, do ti drejtohemi Këshillit Bashkiak që të marrim më shumë buxhet për të rritur fondet për këto aktivitete. Presim që edhe shumë evente të unionit të ndodhin në Tiranë, konferenca, samite”.

Tirana e mbylli vitin 2023 si kryeqytet i sportit, teksa një vit me pare mbajti titullin kryeqyteti Europian i Rinisë.

Ndërsa, përgjatë 2024 Tirana ka presidencën e B40, unionit të qyteteve ballkanike. /ABC

Lexo më shumë nga

Veliaj në konferencën e Straife: Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.

Global 360

Osmani në takim me Chulick: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Nicole Chulick, zëvendësndihmëssekretaren e Departamentit të Shtetit nga Byroja…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj në konferencën e Straife: Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.