“Elle España”: Vlora e shpallur “Maldivet e Evropës”, destinacioni kryesor për 2024-n

E përditshmja spanjolle: Ne kemi zbuluar një perlë të vërtetë me “Booking.com”

Ne kemi zbuluar një perlë të vërtetë me “Booking.com” që pa dyshim, do të bëhet një nga destinacionet më të rëndësishme evropiane në vitin 2024, shkruan Begona Alonso në të përditshmen spanjolle “Elle España”.

Ky qytet bregdetar është shpallur si “Maldivet e Evropës” dhe është një nga destinacionet kryesore për të vizituar në vitin 2024.

Vlora është vendi perfekt për të shkuar me pushime në plazh, pasi është pagëzuar nga platforma e lartpërmendur si “Maldivet e Evropës” dhe udhëtimi zgjat vetëm pak orë.

Vlora, një qytet i vogël i vendosur në jugperëndim të Shqipërisë dhe 135 km larg nga kryeqyteti, Tirana, i cili mund të jetë një udhëtim i mirë ditor nëse doni të ndryshoni rutinën e plazhit, është pika e nisjes së Rivierës Shqiptare e ndodhur midis Adriatikut dhe Jonit.

Me ujëra blu, male mbresëlënëse dhe të arritshme për të gjithë, Vlora ofron disa nga plazhet më të bukura në Evropë, duke u bërë kështu “Kontinenti i Maldiveve”.

Mund të jetë një zgjidhje për 44% të udhëtarëve spanjollë që kërkojnë pushime luksoze me një buxhet të përballueshëm.

Vlora, qyteti i dytë port pas Durrësit, është i famshëm për historinë e saj. Aty Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane në 1912.

Nëse dëshironi të bëni pak turizëm kulturor mes kaq shumë plazheve, sigurohuni që të vizitoni Muzeun e Pavarësisë, Tarracën detare të Teqesë së Kuzum Babës, e vendosur në një kodër mbi qytet, Xhaminë Murade pranë bulevardit Vlorë-Skelë, zonën arkeologjike pranë Sheshit të Flamurit; rrugën e hebrenjve…etj.

Disa nga destinacionet më të bukura të Vlorës, thesaret e Rivierës Shqiptare janë, Gadishulli i Karaburunit, më i madhi në Shqipëri, Ishulli i Sazanit, Parku Arkeologjik antik i Orikumit, Parku Arkeologjik i Amantias, si dhe fshatrat e bukur bregdetar dhe shpellat e paeksploruara në detin Jon, Kalaja e Porto Palermos në Himarë.

Por, mos humbisni gjithashtu thesaret e mëdha natyrore si Laguna e Nartes, ishulli i Zvërnecit.

Nëse nuk i trëmbeni lartësive, kaloni urën e ngushtë prej druri në ishullin e Zvërnecit për të parë Manastirin magjepsës të Shën Mërisë.

Vlora po shfaqet gjithashtu si një destinacion i kuzhinës, pjatat do t’ju lejojnë të shijoni shijen e Italisë përtej Adriatikut, që bekon kuzhinën lokale me ushqime të freskëta deti.

Por, nëse dëshironi të provoni kuzhinën tipike shqiptare, zgjidhni tavën e kosit (mish qengji i pjekur me oriz në një salcë kosi me erëza).

(Marrë nga ATSH)

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.