Turqia, një aleat natyral i Shqipërisë

“Shqipëria dhe Türkiye: ngritja e një partneriteti strategjik – 100 vjet marrëdhënie diplomatike”


Nga Albert Rakipi
Kryetar i Institutit Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare.

Pamvarësimi i një vendi, i një shteti nuk është një akt i vetëm. Pamvarësia e Shqipërisë ishte një proces relativisht i gjatë që në fakt mori disa dekada. Në një rrafsh teorik dhe praktik bërja e një shteti kalon në një proces të dyfishte: Ndërtimin e sovranitetit të jashtëm dhe procesi i shtet formimit në aspektin e brëndshëm, te institucioneve, qeverisjes, burokracise.

Kur është fjala për sovranitetin e jashtëm marrëdhëniet ndërkombëtare janë jetike jo vetem per ekzistencen e shtetit thjesht nga pikpamja e te drejtës ndërkombëtare – ku njohja është një nga kushtet e domosdoshme për krijimin de jure të një shteti, por de facto asnjë shtet nuk mund të ekezistojë jashtë bashkësisë së shteteve të tjera dhe marrëdhënieve ndërshtetërore.

Nga ky këndvështrim Memorandumi i Miqësisë i 15 Dhjetorit te vitit 1923 midis Shqipërisë dhe Turkies ishte një nga ngjarjet më të rëndëssishme në historinë moderne të Shqipërisë.

Më shumë se sa një instrument diplomatik për zhvillimin e marrdhenjeve, memorandumi i njëqind vjetëv e me parë ishte një akti i rëndësisë së vecantë në procesin e pamvarësimit të Shqipërisë ishte vetëm fillimi i një rrugëtimi njëqindvjecare në fund të të cilit të dy shtetet, anëtarë të NATOs kanë arritur të ndërtojnë një partneritet strategjik, të zhvillojnë dhe të thellojnë një marrdhënie vellazërore të pa konkurueshme.

Në një trajektore mjaft dinamike gjatë këtyre 100 vjetëve marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë kanë qënë të vecanta, speciale, për të gjitha arsyet e mundëshme , historike, politike, gjeopolitike, ekonomike, kulturore, sociale.

Gjatë 30 vjetëve të fundit qysh nga rënia e komunizmit dhe daljes së Shqipërisë nga izolimi i ekstrem marrëdhëniet Shqiptaro – Turke janë zhvilluar në mënyrë të një trajtshme, të qëndrueshme duk e u konsoliduar dhe përparuar në mënyrë të vazhdueshme. Në marrdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë post komuniste, marrëdhëniet me Turqinë janë ndoshta të vetmet që nuk kanë shënuar ulje ngritje, asnjë përplasje, mosmarëveshje dhe aq më pak ndonjë krizë, fenomene që në fakt kanë shoqëruar marrdhënit me shtetet e tjera, përfshirë edhe shtete me të cilat Shqipëria pretendon një marrdhenie strategjike .Midis Shqipërisë dhe Turqisë nuk ka asnjë mosmarëveshje që mund të dëmtojnë marrëdhëniet dhe klimën e miqësisë që ekziston midis dy popujve.

Turqia i ka ofruar Shqipërisë një marrëdhënie të privilegjuar në Ballkan.Turqia ishte vendi i parë që i ofroi ndihmë ekonomisë totalisht të rrënuar të Shqipërisë përmes një kredie prej 13,87 Million USD, më 1991 kur ende në pushtet ishte qeveria komuniste. Turqia ishte vendi i parë me të cilën Shqipëria ka nënshkruar një Traktat miqësie dhe bashkëpunimi vetëm tre muaj pas ardhjes në pushtet të qeverisë së parë jokomuniste.

Në tre momente kritike për sovranitetin, sigurinë kombëtare të Shqipërisë, me 1991 me shpërthimin e luftrave në Jugosllavi, më krizën e vitit 1997 që coi në rënien e shtetit shqiptar, dhe më 1999 gjatë agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, Turqia ka mbështetur pa rezerva Shqipërinë. Në të tre rastet rezikohej sovraniteti, tërësia territorial dhe siguria e vendit.

Turqia ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës dhe që prej vitit 2008, mbështet dhe ndihmon në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetit të Kosovës.

Në mënyrë konsistente Turqia ka mbështetur me optimizëm anëtarësimin e Sqipërisë në NATO.
Tipari themelor u marrëdhenieve dypalëshe tipari themelor është dimesioni strategjik.

Madje edhe gjatë Luftës së Ftohtë në marrdheniet me Shqipërinë, Turqia kishte një rol strategjik dhe balancues në Ballkan, në mënyrë të vecantë përsa u takonte marrdhënieve të Shqipërisë me vendet fqinje. Me zhvillimet dramatike në fund të viteve ‘90, rikthimin e cështjeve nacionale, shpërthimin e konflikteve, posacërisht lufta në Kosovë ,Turqia dukej se ishte aleati natyral i Shqipërisë.

Në të gjithë trajektoren e zhvillimit të marrdhenieve Shqiptaro – Turke gjatë tre dekadave mund të vërehet karakteri strategjik i marrdhënieve dhe sjellja e Turqisë si një aleat natyral i Shqipërisë. Pikë së pari kjo mund të vërehet në marrdhëniet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Më 1992 Shqipëria dhe Turqia nënshkruan një pakt të posacëm në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. E dalë nga komunizmi me një shtet, ekonomi, dhe kapacitete mbrojtëse të falimentuara, Shqipëria që rezikonte një ballafaqim ushtarak me Serbinë, e kërkoi dhe e mbështeti mbrojtjen dhe sigurinë e saj në një marrdhënje të vecantë me SHBA, Turqinë dhe vende të tjera anëtare të Aleancës

Kur lufta shpërtheu në Kosovë, rreziku i përfshirjes së Shqipërisë në konflikt me Jugosllavinë e mbetur të Miloshevicit ishte i afërt dhe kryeminsitri i Shqipërisë iu drejtua Turqisë për ndihmë ushtarake. Kësaj kërkese të Shqipërisë, Kryeminstri i Turqisë Bulent Ecevit iu përgjigj se “ Turqia dhe Forcat e saj të armatosura ishin të gatshme të mbronin integritetin territorial të Shqipërisë”.

Por karakteri strategjik i marrëdhënieve Shqipëri – Turqi nuk lidhet vetëm me hartën e re gjeopolitike pas fundit të Luftës së Ftohtë dhe rënien e regjimeve totalitare/autoritariste në Ballkan apo ndryshimet e më tejshme në këtë hartë.

Gjithashtu karakteri strategjik nuk është i lidhur vetëm me cështjet e mbrojtjes sigurisë dhe të mbrojtjes. Ekonomitë e të dy vëndeve dhe marrdhëniet komplekse ekonomike e bëjnë Turqinë një vend të rëndësishëm dhe strategjik.

Aktualisht ekzistojnë një numër i madh marëveshiesh në fushën ekonomike dhe të investimeve, dhe në vitin 2018 Shqipëria dhe Turqia nënshkruan një marëveshje të re në fushën ekonomike çka parashikon edhe ngritjen dhe funksionimin e komiteteve të përbashkëta. Në vitin 2019 Turqia ishte një nga katër partnerët më të rëndëishëm tregëtarë të Shqipërisë bashke me Italinë, Greqinë dhe Kinën, ku volumi i shkembimeve tregëtare arriti në 512 milionë euro.

Turqia ëshët një nga investitorët më të mëdhenj të huaj në Shqipëri. Turqia renditet si investitori i tretë më i rëndësishëm i Shqipërisë. Prej vitit 2014, investimet turke arritën në 419 milionë euro. Investimet turke përfshijë sektorë strategjikë si energjia, sektori bankar, telekomunikacioni dhe komunikacioni, shëndetsia, arsimi dhe ndërtimi.

Shqipëria po përpiqet të ndërtojë Flotën e saj ajrore përmes Air Albania, me mbështetjen dhe investimin e Turqisë.

Po keshtu Turqia është duke investuar në ndërtimin e aeroportit të Vlorës, aeroporti i tretë ndërkombëtar pas atij të Kukësit që filloi operimet këtë verë .

Se fundi por jo e fundit per nga rëndësia vijoj t’i përmbahem tezës se njëqind vjet pas vendosjes së marrdhenieve diplomatike marrdhëniet midis Shqipërise dhe Tyrkies janë në tranzicion. E kaluara dhe e tashmja është një baze e shkëlqyer për të ndërtuar të ardhmen.

Konferenca e sotme eshte nje hap tjeter I rëndesshëm ne shqyrtimin dhe ndërtimin e debatit për të ardhmen e këtyre marrdhenieve. Faleminderit,

(Fjala në konferencë shkencore me temë “Shqipëria dhe Türkiye: ngritja e një partneriteti strategjik-100 vjet marrëdhënie diplomatike”)

Begaj takon Tajanin: Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskKryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Begaj takon Tajanin: Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskKryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të…