Lamtumirë Petrit Spahiu, shkencëtari ynë!

Me 23 nëntor 2023, në Rego Park të Nju Jorkut dha frymën e fundit, shkencëtari i njohur durrsak


Nga Bujar Qesja, Mjeshtër i Madh

Lajme të hidhura vijnë nga toka e bekuar amerikane, atje ky frymojnë edhe shumë, e shumë shqiptarë. Në fillim të këtij shekulli, vendos të emigrojë për në Amerikë edhe familja e Petrit Spahiut. Në mjetet e mija të informimit, më vjen njoftimi se me 23 nëntor 2023, në Rego Park të Nju Jorkut, sos frymëmarrjen e fundit, një emër shumë i njohur i intelektualëve durrsakë, shenjë aktive e shkencës shqiptare në fushën e kimisë dhe të fizikës bërthamore, Petrit Spahiu.

Petriti ishte nga të parët trashigimtarë të prindërve Dije dhe Rasim Spahiu, të cilët lanë pas 8 fëmijë. Shumë të njohur për Durrësin binjakët Petrit dhe Bashkim Spahiu. Të dy të mënçurit tanë, karierën aktive e zhvilluan në Tiranë, duke mos e ndarë kurrë mallin për Durrësin dhe durrsakët. Familja Spahiu erdhi në Shqipëri nga Gjakova, në fillim të viteve 40-të. Petriti u lind në Tiranë me 26 mars 1945 dhe ndarja nga jeta, është në moshën 78 vjeçare.

Vendoset në Nju Jork, duke ngritur më parë në Durrës familjen aq të shtrenjtë. Bashkëshortja është Diana Kadiu, vajza e madhe e miqve tanë të paharruar Refika dhe Hajri Kadiu. Familja e Petritit, u shtua me dy djem Inid dhe Redon, njëri më i mirë se tjetri. Edhe në jetën amerikane, Petrit Spahiu ishte vazhdues i merituar i punëve të mbara, me autoritetin dhe prestigjin e një punonjësi shkencor, krijuar në vitet e angazhimeve në Tiranë.

Familja Spahiu është e njohur në Durrës. Që të gjithë fëmijë të mbarë dhe mbetën qytetarë të bindur të Durrësit, të aftë në profesionet që zgjodhën dhe shumë të komunikueshëm. Kimia, fizika dhe matematika e shkollave të mesmë në Durrës, kishte mësues shumë të aftë, me tituj dhe vlerësime. Kujtojmë Petrit Velaj, Astrit Hoxha, Melek Kalamishi, Burhan Kaduku, Agim dhe Bardhyl Shehu, Gazmenda Tapia, Qemal Milaqi etj. të cilët ndikuan në aftësimin e të rinjve durrsakë, për t’u çfaqur shumë të përgatitur në studimet e larta në Universitetin e Tiranës.

I tillë ishte edhe Pertrit Spahiu. Mezi i dallonim binjakët Spahiu. Kohë të largëta, na i sjellin shumë afër imazhin e tyre. Që të dy simpatikë, Petriti dhe Bashkimi. Dhe që të dy studiuan, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Ishte viti 1967, kohë kur Petriti mbaroi të lartën për kimi industriale. Emërohet në Fabrikën e Qelq Xhamit dhe pa mbushur të 25-stat, ngarkohet me detyrën e kryeinxhinjerit. Shumë i aftë, duke qenë në krye të shumë zgjidhjeve teknike dhe shkencore të prodhimit. Fabrika e Qelqit dhe e Xhamit në Kavajë, prodhonte asortimente të ndryshme dhe cilësore.

Përballimi me suksese i kësaj pune voluminoze, ku kërkohej studim dhe aplikim të të rejave të shkencës dhe teknikës së prodhimit, e bëri të njohur këtë kosovar durrsak, duke e detyruar nomeklaturën e kohës të shikonte tjetër pozicion pune për Petrit Spahiun. Instituti i Fizikës Bërthamore në Tiranë, kërkonte të thithte forca të kualifikuara, që kërkonin përgatitje dhe aftësi shkencore. Dhe cili më mirë se Petrit Spahiu, mund t’i merrte përsipër për ti kryer me sukses të tilla angazhime.

Afrimi i Petritit në këtë Institut, bëri bujo në Durrës dhe krenaria për forca të tilla elitare dhe intelektuale, i bëri krenarë durrsakët. Ehe këtu ky Petriti i Spahive, e veshi me autoritetin e një shkencëtari dhe studiuesi gjithnjë në sfidë. Në Institutin e Fzikës Bërthamore, Petrit Spahiu qendroi nga viti 1972 e deri në 1998-tën. Viti 1983 e gjeti me gradën Kandidat i Shkencave dhe 1994-tra ia rriti dimensionet profesionale.Tashmë me titullin e lartë Doktor i Shkencave.

Shumë ngarkesë, punë dhe lodhje. Dhe në të gjitha doli faqebardhë. Nga Instituti, vraponte të jepte mësim si pedagog i kimisë për studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Emri i Petrit Spahiut ,u bë shumë i njohur. Durrësin e donte pa kufi. Nuk ndahej nga durrsakët. Kur takonim, na pyeste një për një për të gjithë të njohurit, me shumë mall, me shumë sentiment. E folura dhe komunikimi i Petritit ishte joshës, plot kulturë dhe mënçuri.

Fundi i viteve 90-të dhe fillim i i viteve të para të shekullit në vazhdim, e gjen Petrit Spahiun së bashku me familjen në Nju Jork, duke iu bashkuar emigrantëve të hershëm dhe të rinj, ardhur në këtë vënd parajsë nga Shqipëria. Edhe në Nju Jork, Petrit Spahiu nuk ndalet. Sfidat u bënë më të mprehta dhe arritjet nuk mungonin. Në Nju Jork Petriti punoi, si Preventivues dhe Administrator në projekte të shumta ndërtimi. Punë, punë, shoqëruar me prestigjin dhe autoritetin e padiskutueshëm, të një specialisti të mirfilltë dhe të një kuadri gjithnjë e më shumë të kërkuar.

Detyrat e ndryshme, angazhimi dhe përqendrimi maksimal në punë, nuk e ndanë nga shqiptarët në tërësi dhe durrsakët e tij në veçanti, të cilët nuk i kishte të paktë edhe në Amerikë. Bëri shumë miq të huaj, kolegë të nderuar dhe kudo dhe në çdo gjë, mbeti ai durrsaku i mirë dhe i mënçur, duke vazhduar ti japë Durrësit pikë të merituara edhe në tokë të botës. Në raste të ndryshme, shqiptarët që vinin nga Amerika në Durrës, na dërgonin të falat e ngrohta nga Petrit Spahiu, këtij njeriu plot nivel e kulturë profesionale dhe qytetare.

Ai ishte nxënësi dhe studenti i shkëlqyer, kuadri aktiv dhe i gjithanshëm, studiuesi dhe intelektuali gjithnjë në koherencë me zhvillimet e shkencës dhe të teknikës, i aftë dhe i përgatitur deri në konkurencë, bashkshorti i shkëlqyer, babai i dhëmbshur dhe gjyshi aq shumë i kërkuar nga nipërit.

Sëmundje e rëndë e kaploi Petritin tonë. Ndonëse në moshën 78 vjeçare, ai nuk ndahej nga puna dhe të qenurit shumë aktiv, në të gjitha raportet shoqërore. Ndonëse fuqitë po e linin, një gjë sëmundja nuk mundi jo vetëm t’ia marrë, por as t’ia zbehë. Buzëqeshjen hyjnore, që ishte fiksuar në fytyrën e tij të bukur që nga fëmijëria, dashurinë e jashtëzakonshme për Durrësin ku u rrit dhe për durrsakët, të cilët mbetën deri në fund miqtë më të zgjedhur.

Bashkombasit dhe miqtë e tij në Amerikë, ia bënë vizitat familjarëve të të ndjerit në Hillebrand Funeral Homes, me 28 dhe 29 nëntor 2023. Ndërsa arkivoli do të prekë thellësinë e tokës amerikane në 10.15 me orën vendase dhe 16.15 me orën e vendit tonë. Trupi i Petrit Spahiut, do të prehet në varrezat Evergreens të Nju Jorkut.

Me 23 nëntor 2023, në Rego Park të Nju Jorkut dha frymën e fundit, shkencëtari shqiptar, qytetari i njohur durrsak, miku ynë i veçantë Petrit Spahiu.

Prehje të paqme!

Balla: Policia shpëton pesë turistë britanikë në “Shpellën e Pëllumbasit”

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, në vendin tonë.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Balla: Policia shpëton pesë turistë britanikë në “Shpellën e Pëllumbasit”

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, në vendin tonë.