Peleshi: Njësia ushtarake e mbrojtjes kibernetike, kontribut në gjithë ekosistemin kombëtar

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përcolli pamje nga qendra e re e Sigurisë Kibernetike,


Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përcolli pamje nga qendra e re e Sigurisë Kibernetike, ndërsa u shpreh se ajo do të kontribuojë në gjithë ekosistemin kombëtar.

“Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, një qendër moderne, e ngritur falë mbështetjes së partnerit tonë strategjik, SHBA, një nukël profesionistësh që kontribuon në mbrojtjen kibernetike të FA dhe të të gjithë ekosistemit kombëtar”, u shpreh Peleshi në rrjetet sociale.

Qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të jetë e hapur për të gjithë ata të interesuar në fushën e inovacionit dhe teknologjisë së hapësirës për të shprehur kreativitetin dhe për të zbuluar potencialin në këto fusha të avancuara. Peleshi më herët garantoi mbështetje maksimale nga Ministria e Mbrojtjes, në çdo përpjekje për të zhvilluar projekte të ndryshme, duke përfshirë sfida teknike dhe krijimin e inovacioneve të reja.

Siguria kibernetike është tashmë fushë me prioritet kombëtar, ndërsa po rriten kapacitetet për mbrojtjen kibernetike.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Marrëveshja me Italinë për emigrantët, në fuqi për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëveshja me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, për emigrantët do të qëndrojë në fuqi…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Marrëveshja me Italinë për emigrantët, në fuqi për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëveshja me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, për emigrantët do të qëndrojë në fuqi…