“Çmimi i Mirënjohjes UET” për kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, Dr. Gentiana Sula

Ky çmim i akordohet për kontributin e saj në ndërtimin e një institucioni modern si AIDSSH


Universiteti Evropian i Tiranës me propozim të Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare akordoi “Çmimin e Mirënjohjes UET” për Kryetaren e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Dr. Gentiana Mara Sula.

Ky çmim i akordohet “Për kontributin e saj në ndërtimin e një institucioni modern, efikas dhe kritik, në ndërgjegjësimin e padrejtësive të së shkuarës në Shqipëri, në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe të unitetit kombëtar, përmes promovimit të të drejtave të njeriut, demokracisë, kulturës së transparencës dhe llogaridhënies.”

Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit është një hap i madh në drejtim të zbardhjes së kaluarës komuniste të vendit.

Presidenti i Universitetit, Prof. Asoc. Dr.Selami Xhepa, e cilësoi kontributin e znj.Gentiana Sulës, si drejtuese e parë në historinë ende të re të Autoritetit, si shndërrues, transparent edhe demokratik. 

“Historitë e vjetra nuk duhet të bëhen pengesë të së ardhmes. Jemi  ende vendi që nxjerr sot, pas 30 vjetësh, ca copa letrash në media për të demaskuar njerëz dhe këtë e bëjmë në mënyrë diskriminuese. Por nuk është ky qëllimi i shoqërisë. Qëllimi i shoqërisë është të  pastrojë vetveten dhe të shoh nga e ardhmja.”

Kryetarja e Autoritetit, Dr. Gentiana Sula tha : “Ju falënderoj thellësisht për nderimin që i bëtë punës së madhe për një qasje të papenguar në dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit.  Puna ime nuk është një punë e vetmuar, por e një grupi përherë në rritje e gjeneratave të larmishme, që është bërë pjesë e reflektimit shoqëror mbi diktaturën komuniste, dënimit të krimeve te komunizmit dhe nderimit për përpjekjet e pareshtura për demokraci e paqe shoqërore.

Sigurimi pothuajse 5 dekada kontrolloi në qelizë, jetën e çdo shqiptari, brenda dhe jashtë vendit, me qëllim ruajtjen e  pushtetit të një klike, përmes terrorit, mbikëqyrjes dhe përndjekjes. Gradualisht, por çdo dite po gjejnë përgjigje pyetjet që mbanin pezull vetëreflektimin shoqëror, për një jetë me të drejta njerëzore, për një shoqëri më demokratike, për një mjedis shoqëror në paqe e harmoni mes vetit”

Prof. Asoc. Dr. Nevila Nika foli për punën e kujdesshme dhe delikate bërë më shumë ndjeshmëri dhe përkushtim nga kryetarja Sula me dokumentet e arkivës dhe integrimi i tyre në procesin e kujtesës historike.

  1. Seit Petrela, supet e të cilit mbajnë një histori të dhimbshme përndjekjeje, vlerësoi transparencën dhe komunikimin njerëzor me të cilin Autoritetit ka trajtuar historinë e familjes se tij dhe të njerëzve si ai: “Trokitëm në një derë që na u hap dhe na dëgjoi. Puna e saj për të bërë të njohur historinë e kampit të internimit Tepelenë dhe përpjekjet për të çuar përpara procesin e dëmshpërblimit janë vetëm një pjesë e punës. Ajo që për mua mbetet më e rëndësishme është vlera që ajo pak tek ne, ajo identitare, historike dhe njerëzore.”
  2. Simon Mirakaj, vlerësoi punën profesionale të kryetares në drejtim të Autoriteti: “Hapja e këtij Autoritetit është më shumë rëndësi për purifikimin e shpirtit. Ne jemi dëshmitarë që gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar akuza vend e pavend për njërit tjetrit ndaj krijimi i këtij institucioni i ka dhënë fund atyre akuzave.”

Autoriteti për Informimi mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të shtetit po punon në ndërgjegjësimin për padrejtësitë e së shkuarës dhe promovimin e kulturës së të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Shqipëri. Duke i bërë publike dosjet AIDSSh kontribuon në drejtim të transparencës që krimet e së shkuarës të mos fshihen nën qilim apo të harrohen duke promovuar themelimin  e një kulture llogaridhënieje me qëllim parandalimin që abuzime të ngjashme të mosndodhin në të ardhmen.

AIDSSh-së synon krijimin e një hapësire dialogu dhe mirëkuptimi mes grupeve të ndryshme të shoqërisë shqiptare me qëllim promovimin e ndjenjës së unitetit kombëtar dhe krijimit të një shoqërie më demokratike dhe më të drejtë.

Lexo më shumë nga

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…