Në 2025-ën, Tirana Kryeqyteti Europian i Postave

Aprovimi unanim i Asamblesë së Përgjithshme të PostEurop për të organizuar takimin në Tiranë në vitin 2025 shënon një moment historik për Postën Shqiptare.


Asambleja e Përgjithshme e PostEurop që po mbahet në Bratislavë të Slovakisë, në kuadër të 30-vjetorit të Unionit, pas kërkesës së Postës Shqiptare për të njoftuar kandidaturën e saj si vendi pritës i këtij eventi të rëndësishëm europian, vendosi unanimisht që takimi i radhës në vitin 2025 të zhvillohet në Tiranë.

Aprovimi unanim i Asamblesë së Përgjithshme të PostEurop për të organizuar takimin në Tiranë në vitin 2025 shënon një moment historik për Postën Shqiptare.

Për herë të parë Tirana do të mirëpresë të gjithë krerët e operatorëve postar europian duke riafirmuar rolin e saj në kontekstin rajonal dhe europian të shërbimit postar ndërkombëtar.

Për një javë Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Postave, duke ndërthurur dimensionet lokale me ato ndërkombëtare si dhe promovuar imazhin e vendit dhe ngritjen e profilit të saj në skenën ndërkombëtare të shërbimeve postare.

Në Asamblemë e 30-të të PostEruop të zhvilluar në Bratislavë, Posta Shqiptare u përfaqësua nga drejtori i departamentit të Markës dhe Investimeve, Arjan Cakalli, dhe drejtori i Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Gjergj Hamiti.

Gonxhja: 161 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës në 7 muaj, rritje 13%

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në Shqipëri

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: 161 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës në 7 muaj, rritje 13%

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në Shqipëri