Rama: Rishikim tërësor i procedurave administrative të biznesit

Kryeministri: Për herë të parë Shqipëria ka kaluar nga perspektivë e qëndrueshme në perspektivë pozitive.


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një diskutim me sipërmarrjen mbi nismën e re të qeverisë për një rishikim tërësor të procedurave administrative të biznesit dhe shkurtim të hallkave burokratike e përmirësim të mëtejshëm të klimës së biznesit.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se me këtë takim hapet një proces diskutimi dhe ndërveprimi me sipërmarrjen për të identifikuar bashkërisht të gjitha ato hallka burokratike dhe ato ngarkesa anë procedurat administrative që mund të eliminohen.

“Kjo synon ta përmirësojë bashkërisht më tej klimën e biznesit. Besoj se ju të gjithë e keni parë se para pak ditës Shqipëria mori një vlerësim të ri të perspektivës nga agjencia prestigjioze Standard & Poor’s që bën vlerësimin e të gjitha vendeve dhe përcakton nivelin e tyre në aspektin e ecurisë edhe të perspektivës ekonomike”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se për herë të parë Shqipëria ka kaluar nga perspektivë e qëndrueshme në perspektivë pozitive.

“Ky është një sinjal shumë kuptimplotë, shumë domethënës për çfarë kemi bërë deri më sot dhe inkurajues për çfarë mund të bëjmë më tutje”, tha ai.

Duke iu drejtuar sipërmarrësve, Kryeministri theksoi se “një element i rëndësishëm ku ka ardhur koha që ne të rifokusohemi bashkërisht është bërja e një analize të detajuar”.

“Ne kemi nisur të bëjmë një analizë brenda për brenda institucioneve dhe strukturave të qeverisë mbi të gjitha procedurat dhe kemi nisur ta bëjmë duke e parë me sy kritik çdo procedurë për të kuptuar se çfarë mund të lehtësohet nga pikëpamja e asaj që është e shkruar. Por ky do të ishte në ushtrim i mangët nëse nuk marrim prej jush, bazuar në eksperiencën tuaj të përditshme, ndërveprimet tuaja me institucionet, këndvështrimin mbi si ato procedura të shkruara në letër për të pasur një licencë, leje apo dokument të caktuar të veprimtarisë suaj, përkthehen në realitetin e përditshëm dhe cilat prej tyre faktikisht më shumë se sa ndihmojnë interesin e shtetit, e pengojnë atë. Dhe po ashtu edhe me klimën e biznesit, e rëndojnë atë”, shtoi Rama.

Rama theksoi se “heqja e barrierave dhe hapja e sa më shumë kanaleve të frymëmarrjes së organizmit të shoqërisë sot që lidh bashkë biznesin me shtetin si dy palë që duhet të ndërveprojnë me njëra-tjetrën në funksion të interesit privat dhe publik është një domosdoshmëri e vazhdueshme”.

“Ne po bëjmë punën tonë nga brenda institucioneve, por në fund të ditës kjo është një punë që bëhet për sipërmarrjen dhe për lehtësinë e të bërit biznes në Shqipëri, kështu që ju jeni edhe objekti edhe subjekti i kësaj pune. Për këtë arsye kontributi juaj është jo vetëm i mirëseardhur, por është edhe i domosdoshëm, i pazëvendësueshëm”, shtoi ai.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Financimi i NVM-ve, impakt i drejtpërdrejtë për ekonominë shqiptare

Kryeministri Edi Rama theksoi sot rëndësinë e programit kombëtar të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme “Dyfisho Sipërmarrjen…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Financimi i NVM-ve, impakt i drejtpërdrejtë për ekonominë shqiptare

Kryeministri Edi Rama theksoi sot rëndësinë e programit kombëtar të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme “Dyfisho Sipërmarrjen…