Kuqezinj!

Kombëtarja fitoi 2-0 kundër Polonisë në “Air Albania”, falë golave të Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut.


Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 2-0 mbrëmjen e sotme kundër Polonisë në “Air Albania”, falë golave të Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut.

Trajneri Silvinjo hodhi në fushën e lojës formacionin me portierin Strakosha; mbrojtësit Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë Asllani, Ramadani dhe Bajrami dhe në sulm Asani, Uzuni, dhe Cikalleshi.

Para ndeshjes janë shënuar disa incidente mes dy tifozerive, por policia ndërhyn për të ulur tensionet, teksa më pas që në minutën e parë gjyqtari ndal menjëherë sfidën, për shkak të disa flakadanëve të hedhura nga tribunat e tifozëve.

Rasti parë për Kombëtaren vjen në minutën e 19’, teksa Asllani nis një top në thellësi për Bajramin i cili hyn në zonë nga e majta dhe pason në shtyllën e dytë, por nuk gjen askënd atje për të gjuajtur në portë.

Në minutën 21′ shënojnë polakët! Pas një goditje dënimi, sfera shkon në rrjetë falë devijimit të Kivior, por VAR anulon pas 3 minutash shqyrtim për pozicion jashtë loje.

Në minutën 37′ shënon Shqipëria! Supergol i Asanit, i cili godet nga jashtë zone duke i dhënë avantazhin kuqezinjve.

Në pjesën e dytë Polonia ishte më aktive në kërkim të golit të barazimit, duke krijuar disa aksione, por pa rezultat.

Në minutën 61’ trajneri Sylvinho kryen 2 zëvendësime që do të rezultojnë deçizive. Daku dhe Seferi hynë në vendin e CIkalleshit dhe Uzunit.

Një minutë më pas Daku shënon pas një aksioni nga e djathta e sulmit kuqezi. Daku merr topin në qendër të zonës, driblon një kundërshtar dhe mposht portierin polak Szczesny.

Pas golit të dytë Kombëtarja menaxhoi rezultatin deri në fund të lojës me qarkullim të gjatë të topit, duke mos lejuar asnjë hapësirë, të mbështetur edhe nga lojtari i 12-të, tifozët kuqezinj.

Sfida e Tiranës ishte e pesta për dy skuadrat që luajnë në grupin E kualifikues të Euro 2024. Pas kësaj fitoreje kuqezinjtë e Sylvinhos (10 pikë) mbajnë vendin e parë në grup, me dy pikë më shumë se Çekia (8) dhe katër pikë më shumë se Moldavia (8), Polonia e 4-ta me 6 pikë.

Lexo më shumë nga

Veliaj në konferencën e Straife: Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.

Global 360

Osmani në takim me Chulick: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Nicole Chulick, zëvendësndihmëssekretaren e Departamentit të Shtetit nga Byroja…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj në konferencën e Straife: Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.