Partneritet për Qeverisje të Hapur, Ekonomi: Shqipëria 24 angazhime të rëndësishme

Samiti i 8-të Global i Partneritetit për Qeverisje të Hapur që u mbajt në Estoni, përmbylli punimet dyditore, duke vënë theksin në rëndësinë e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje.


Samiti i 8-të Global i Partneritetit për Qeverisje të Hapur që u mbajt në Estoni, përmbylli punimet dyditore, duke vënë theksin në rëndësinë e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje.

Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi, përfaqësoj Shqipërinë në këtë samit.

Ekonomi, tha se, “në një tryezë të nivelit të lartë me përfaqësues të qeverisë, parlamentit, shoqërisë civile dhe partnerëve të zhvillimit ndamë eksperiencat në “bashkë krijim” për hartimin dhe zbatimin e planeve të veprimit të “Partneritet për Qeverisje të Hapur” OGP”.

“Tashmë ka një vëmendje në rritje ndaj hapjes dhe transparencës së politikë-bërjes, si në nivelin global ashtu edhe atë rajonal, në kuadër të (OGP) dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje”, u shpreh Ekonomi .

Sipas saj, në planin tonë kombëtar të veprimit për vitet 2023 – 2025 Shqipëria ka parashikuar 24 angazhime të rëndësishme në adresim të sfidave të PQH-së.

Ministrja vuri në dukje se, ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta për rinovimin demokratik, qeverisjen digjitale, anti-korrupsionin dhe matjen e impaktit të angazhimeve në mënyrë periodike ishin disa nga angazhimet e reja në këtë tavolinë të rrumbullakët. /ATSH

Shqipëria përmirëson pozicionin në Indeksin Global të Paqes 2026

Indeksi Global i Paqes është një indeks i përbërë që mat nivelin e paqes në vende të ndryshme të botës.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria përmirëson pozicionin në Indeksin Global të Paqes 2026

Indeksi Global i Paqes është një indeks i përbërë që mat nivelin e paqes në vende të ndryshme të botës.