Zhvillimet teknologjike, Balluku: Krijohen nuklat inovatore brenda ministrive

Balluku theksoi se niveli i pagave do të jetë më i lartë se sa në sektorë të tjerë.


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se brenda ministrive do të ngrihen nukla inovacioni.

“Krijimi i nuklave të inovacionit ishte kërkesë e kryeministrit Edi Rama, duke u bazuar në zhvillimet inovative në Republikën e Shqipërisë duke u nisur nga dixhitalizimi i shërbimeve që po shtrihen dita-ditës, por edhe në funksion të satelitëve të ngritur tashmë“, tha Balluku në një deklartë për mediet, pas mbledhjes së Këshillit të Minsitrave.

Balluku bëri të ditur se pavarësisht se u përfolën ngritja e dy satelitëve “Albania 1 “ dhe “Albania 2” tashmë rezultatet janë të prekshme.

“Po përdoren për emergjencat civile, por edhe sektorë zhvillimorë, si bujqësia, turizmi, etj”, tha Balluku.

Zv/kryeministrja theksoi se nuklat inovatore që do të ngrihen pranë çdo ministrie kanë mision propozimin e ideve të reja me qëllim zhvillimin më të shpejtë të vendit.

“Duke pasur parasysh të gjitha këto zhvillime të reja teknologjike, por dhe dëshirën për të ndjekur të gjitha ato zhvillime që tregu i teknologjisë i ka sot të disponueshme, na ka lindur nevoja që brenda ministrive të kemi nukla inovacioni do t’i propozojnë ministres projekte inovatore që bashkërendojnë punën e ministrive”, vuri në duke Balluku.

Sipas saj, për të pasur nukla sa më efikase, do të na duhet të dalim në tregun shqiptar dhe madje edhe në diasporë për të përthitur njerëz të aftë dhe të aposionuar ndaj inovacionit.

Zv/kryeminsitrja Balluku po ashtu theksoi se niveli i pagave do të jetë më i lartë se sa në sektorë të tjerë. /ATSH

Java Kulturore Franceze, për herë të parë në Shqipëri teatri mbi ujë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ftoi qytetarët të ndjekin këtë shfaqje buzë Liqenit Artificial të Tiranës në…

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Kthehuni në Itakë!

Sot në Athinë, ne pamë se kjo diasporë nuk ka më nevojë të shtohet por të kthehet në atdhe.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Java Kulturore Franceze, për herë të parë në Shqipëri teatri mbi ujë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ftoi qytetarët të ndjekin këtë shfaqje buzë Liqenit Artificial të Tiranës në…