Akad. Nazim Gruda: Kemi një traditë të pasur fermerësh të vegjël!

Forumi shkencor “Risitë për një zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë në Lituani dhe Shqipëri”.


U mbajt më 8 maj 2023 në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës forumi shkencor “Risitë për një zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë në Lituani dhe Shqipëri”.

Forumi u moderua nga akad.Nazim Gruda, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, që mbajti një fjalë pëshëndetëse, ku theksoi veçoritë dhe interesat të përbashkëta të kërkimit dhe zhvillimit të i teknologjive të reja.

Në fjalën e tij të mirëseardhjes dhe hapjes se forumit shkencor, akademiku Nazim Gruda u shpreh se është një nder i madh të mirëpresim delegacionin e parë të Akademisë së Shkencave të Lituanisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Përshëndeti në veçanti zv.Presidentin e Akademisë së Shkencave të Lituanisë, akademik Dabkevičius, kryetarin e Departamentit të Bujqësisë dhe Pyjeve të Akademisë së Shkencave të Lituanisë, akademikun prof. dr. Stanys, si edhe akademiken dhe shkencëtaren e shquar në hortikulturë, prof. dr. Giedrė Samuolienė.

Akad. Gruda theksoi që Shqipëria dhe Lituania, janë vende të vogla në Europë. Ato kanë thuajse të njëjtin numër banorëve dhe një histori të pasur arritjesh shkencore, por edhe shumë për të mësuar nga njëri-tjetri.

Një nga tiparet që vendet tona kanë të përbashkët është përkushtimi ynë për lirinë, demokracinë, të drejtat e njeriut dhe integrimin në Bashkimin Europian. Lituania është anëtare e Bashkimit Evropian që nga fillimi i majit 2004. Shqipëria është anëtare kandidate për në Bashkimin Europian. Prandaj, bashkëpunimi ynë do ketë përfitim për të dyja vendet.

Më tej, akademiku Gruda theksoi përkushtimin tonë ndaj arsimit dhe kërkimit si edhe rëndësinë e investimit në praktikat dhe kërkimet e qëndrueshme bujqësore. Si vende të vogla, fokusi ynë është te bujqësia në shkallë të vogël dhe familjare. Ne kemi një traditë të pasur fermerësh të vegjël, të cilët luajnë një rol jetik në sistemet tona bujqësore dhe në promovimin e praktikave të qëndrueshme të bujqësisë në shkallë të vogël.

Një fushë tjetër ku vendet tona kanë interesa të përbashkëta është kërkimi dhe zhvillimi i teknologjive të reja në bujqësi. Ka shumë mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim njohurish midis studiuesve tanë në bujqësinë precize, remote sensing, agroteknologji dhe hortikulturë.

Por – vijoi ai – ne kemi gjithashtu edhe interesa të përbashkët për shkencat sociale dhe besoj se ka shumë fusha ku studiuesit tanë mund të bashkëpunojnë dhe të mësojnë nga njëri-tjetri. Për shembull, marrëdhëniet e shqipes me gjuhët kelto-baltike janë studiuar dhe po studiohen nga albanologjia botërore. Po kështu, ka shumë studiues letonezë, lituanianë, estonezë dhe finlandezë që studiojnë epikën shqiptare dhe besojmë se ka mundësi për bashkëpunim edhe në këtë fushë.

Dua të shfrytëzoj rastin për të shprehur admirimin tim për arritjet e Akademisë së Shkencave të Lituanisë dhe kontributin e saj në avancimin e njohurive në fusha të ndryshme. Jemi të nderuar që kemi mundësinë të punojmë me një institucion kaq të respektuar dhe presim të mësojmë nga përvoja dhe ekspertiza juaj, përfundoi ai. Shpresoj që kjo vizitë të fillojë një partneritet të gjatë dhe produktiv ndërmjet dy akademive tona.

Fillesat e vizitës se delegacionit Lituanez ne Shqiperi gjenden me 6 tetor 2022, kur u zhvillua Mbledhja e Komitetit Drejtues dhe Asamblesë se Bashkimit te Akademive Europiane për Shkencat e Aplikuara të Bujqësisë, Ushqimit dhe Natyrës (UEAA), në Bratislava, Sllovaki.

Në takimet ne Bratislava akademiku Gruda, përfaqësues i Akademise se Shkencave të Shqiperise ne UEAA u përpoq të krijoj lidhje me akademitë e tjera europiane. Ne bisede e sipër, ai I shprehu zv. presidentit te Akademisë, akad. Zenonas Dabkevičius, dëshirën tonë për te kooperuar si dhe për të patur një marrëveshje te përbashkët. Vizita e delegacionit Lituanez ne Tirane e afron shume lidhjen e kësaj marrëveshjeje.

www.akad.gov.al

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencln me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencln me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencln me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.