Rama: Berisha dhe Meta më problematikët në Shqipëri

Berisha e Meta kërkojnë që në vendoret e 14 majit të marrin pengje


Kryeministri Edi Rama i cilësoi sot Sali Berishën e Ilir Metën si individët më problematikë në Shqipëri.

Gjatë një interviste televizive Kryeministri theksoi se, dy aleatët Berisha e Meta kërkojnë që në vendoret e 14 majit të marrin pengje për t’i kthyer bashkitë në kështjella rezistence kundër regjimit, për interesat e tyre personalë.

“Problemi i këtyre zgjedhjeve janë kandidatët e vendosur kundër nesh, nga dy individë, që janë individët më problematikë sot në Shqipëri dhe janë individët më problematikë për Shqipërinë. Natyrisht që ky është fakti më i rëndësishëm i këtyre zgjedhjeve, dhe natyrisht që me këtë fakt ne do merremi”, tha Rama.

“Zgjedhjet sot janë vendore, por zgjedhjet vendore janë shumë të lidhura me drejtimin e vendit, me partneritetin me qeverinë, janë shumë të lidhura me arsyen pse kandidatët kërkojnë votën. Kandidatët e tyre e kërkojnë votën për të marrë pengje ku të munden dhe për t’i kthyer bashkitë në kështjella rezistence kundër regjimit”, shtoi ai.

Ndonëse Berisha e fton vazhdimisht në debat publik, Rama shprehu qëndrimin e tij lidhur me ish-liderin e PD.

Ai u shpreh se, Berisha është i damkosur nga SHBA, e cila e akuzon për minim të demokracisë.

“Zëri që e kisha pas kurrizit është zëri i dikujt që e ka në lule të ballit, damkën si person i padëshiruar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor dhe për minim të demokracisë, po kështu nga Britania e Madhe dhe po kështu nga Bashkimi Evropian, që nuk e ka këtë mekanizëm, por ka të njëjtin qëndrim kur vjen fjala për të damkosurit nga SHBA-të”, tha Rama.

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…