Balluku: Marrëveshja me Italinë, kontribut për modernizimin e sistemit energjetik shqiptar

Marrëveshje Shqipëri-Itali, për investime për përmirësimin e rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike në zonat Shkodër, Lezhë, Fushë-Krujë.


Në Tiranë u nënshkrua sot marrëveshja e huasë mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane prej 35 milionë eurosh për investime për përmirësimin e rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike në zonat Shkodër, Lezhë, Fushë-Krujë.

Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe zëvendësministri i Jashtëm italian, Edmondo Cirielli.

Zv/kryeministrja Balluku deklaroi se marrëveshja e nënshkruar sot kontribuon me investime në një nga sektorët më të rëndësishëm dhe më kritik edhe nën dritën e situatës që preku jo vetëm vendin tonë por mbarë Evropën në vitin 2022 për shkak të krizës energjetike.

Kjo marrëveshje, vuri në dukje zv/kryeministrja Balluku, vjen në kuadër të Konferencës së Donatorëve “Bashkë për Shqipërinë“, që bëri bashkë, në 2020-ën, partner për të mbështetur Shqipërinë nga tërmeti i nëntorit 2019.

“Kjo mbështetje që do të firmosim sot, përmes një marrëveshje, vjen në kuadrin e Konferencës së Donatorëve, “Bashkë për Shqipërinë”, një konferencë e cila bëri bashkë të gjithë miqtë, partnerët ndërkombëtarë për të mbështetur Shqipërinë për të gjitha dëmet e ndodhura nga tërmeti i nëntorit 2019-ës. Vetëm para pak ditësh kam qenë në Bruksel për të marrë pjesë në një konferencë të ngjashme në këtë rast, “Bashkë për Turqinë dhe Sirinë” dhe për të thënë të drejtën sigurisht edhe ne si vend kemi kontribuar në mënyrën tonë modeste, por Shqipëria ishte një vend që ndihej i detyruar dy herë, jo vetëm sepse populli turk është një tjetër popull mik, por nga ana tjetër na është kujtuar momenti i vështirë i shkurtit 2020, kur të gjithë partnerët tanë dhe partnerët italianë sigurisht, miqtë tanë italianë dhe të gjithë miqtë e tjerë ndërkombëtarë, na janë gjendur pranë, duke na dhënë një dorë për të dalë nga situata e vështirë që ishte krijuar nga tërmeti i 2019-ës. Për të thënë të drejtën nuk është gjithmonë e rëndësishme shuma financiare me të cilën ti mbështetesh, por është i rëndësishëm kontributi shpirtëror, kontributi social që miqtë tanë ndërkombëtarë na kanë dhënë në ato momente”, u shpreh Balluku.

Nënshkrimi i marrëveshjes me Qeverinë Italiane për investimin në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike në zonat Shkodër, Lezhë dhe Fushë-Krujë

Nënshkrimi i marrëveshjes me Qeverinë Italiane për investimin në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike në zonat Shkodër, Lezhë dhe Fushë-Krujë

Posted by Belinda Balluku on Tuesday, March 28, 2023

Me anë të kësaj marrëveshje, theksoi ajo, shteti shqiptar do të marrë një hua prej 35 milionë euro dhe përmes kësaj huaje do të zhvillohet një projekt, i cili konsiston në përmirësimin e sistemit të shpërndarjes, konkretisht në zonën e Shkodrës, Lezhës dhe Fushë-Krujës, me fokus kryesor përmirësimin e nënstacioneve ekzistuese, sistemin Scada dhe rrjetin e tensionit të mesëm, duke i ofruar kështu mundësi agjencive shtetërore, ndërmarrjeve shtetërore, por edhe atyre private që të ofrojnë një shërbim cilësor në furnizimin e energjisë elektrike.

“Duhet të theksoj se përmirësimi dhe modernizimi i sistemit energjetik shqiptar ka qenë objektiv strategjik dhe parësor i qeverisë shqiptare, duke nisur nga viti 2013. Vëmendje të veçantë i është kushtuar sistemit të shpërndarjes, i cili është ai që ndikon direkt në jetën e qytetarëve. Pa dyshim prodhimi dhe transmetimi janë dy kolona shumë të rëndësishme dhe kryesore të sistemit energjetik, por ama përdoruesi, familjari, abonenti apo edhe bizneset janë të lidhur direkt në rrjetin e shpërndarjes dhe është ajo çka ata kuptojnë konkretisht dhe janë të prekur’, tha Balluku.

Ajo vuri në dukje se përmirësimi i sistemit energjetik ishte objektiv kryesor i qeverisë që prej vitit 2013.

“Në vitin 2013 fatkeqësisht ne trashëguam një rrjet totalisht të amortizuar me humbje teknike mbi 45 % dhe mbledhje të ardhurash nën 70 %. Nga ajo kohë, ne e përsërisim shpesh që situata ka ndryshuar katërcipërisht, nuk bëhet fjalë më për ndërprerje të energjisë elektrike edhe në ditë me mot të keq. Para vitit 2013 Shqipëria vuante errësirën për orë e orë të tëra pikërisht nga humbja gjatë transmetimit dhe gjatë shpërndarjes së energjisë elektrike rreth 45 %, rreth gjysma e saj. Por me të gjitha investimet që janë bërë nga viti 2014 dhe deri në vitin 2022 përllogaritet rreth 470 milionë investime, të cilat kanë ndryshuar totalisht tashmë sektorin energjetik shqiptar, sidomos atë të shpërndarjes”, deklaroi Balluku.

Sipas Ballukut, pavarësisht se dy vitet e fundit ishin të vështira u arrit që krahas mbajtjes së pandryshuar të çmimit të energjisë për abonentët të investoheshin edhe 50 milionë euro në sistem

“Dy vitet e fundit kanë qenë dy vite të vështira pasi ne jemi përballur, ashtu si e gjithë bota, me pandeminë, por edhe me krizën energjetike dhe pavarësisht kësaj situate ne jemi munduar që të investojmë sërish edhe në këto dy vite të vështira duke mbajtur premtimet që ne kemi bërë, duke ulur nivelin e humbjeve që në vitin 2020, para nisjes së pandemisë e kishim rreth 22 %, por duke e ulur përmes investimeve edhe në kohë të vështira me rreth 50 milionë, sot e kemi 19.7 %. Synimi ynë është patjetër që të arrijmë nivelet e humbjeve teknike europiane, për të cilat ne po punojmë dhe që kjo marrëveshje që do të nënshkruajmë sot do të kontribuojë fuqishëm. Për ne parësore ka qenë, sigurisht të mbronim qytetarët. Të mbronim abonentët duke mos prekur çmimin e energjisë elektrike. Kështu që na është dashur të jemi më konservatorë për sa i përket investimeve dhe për ti ofruar mbrojtje totale qytetarëve tanë edhe kur na është dashur gjatë vitit 2022, që ishte një vit i thatë, që të dilnim dhe të blinim në importe, importe që jam e sigurt që dhe miqtë tanë italianë kanë pasur të njëjtën problematikë me çmime 10 herë më të larta nga sa ishim mësuar deri në vitin 2021 për megavat-orë”, theksoi ajo.

Ministrja u shpreh optimiste për vitin 2023 jo vetëm për shkak të një stabiliteti të çmimit të energjisë në bursa, por edhe situatës në kaskadën e Drinit.

“Megjithatë ne duam të shpresojmë, pavarësisht se energjia është një treg i pa parashikueshëm tashmë, duam të shpresojmë që viti 2023 do jetë një vit më i qëndrueshëm. Një vit ku trendi është në rënie, i çmimeve, ka prej kohësh që është stabilizuar si çmim për megavat-orë, por nga ana tjetër shpresojmë për shkak të kushteve atmosferike dhe situatës së favorshme që kemi në kaskadën e Drinit, viti 2023 të jetë një vit i qëndrueshëm ku ne të kemi mundësi që të rrisim kapacitetet financiare për investime në fushën energjetike”, tha ajo.

Balluku shprehu vlerësimin për bashkëpunimin shumë të mirë me qeverinë italiane për përballimin e krizave, që sipas saj nuk kanë pasur të bëjnë vetëm me energjinë, por duke nisur nga emergjencat civile apo edhe shkëmbimin e eksperiencave.

“Transferimi i dijes, që krijon kapacitete njerëzore shpesh herë është shumë më i vlefshëm dhe pala italiane gjithmonë këtë e ka bërë me bujari dhe unë dua të gjej rastin sot që ta vlerësoj. Ne jemi gjithmonë të mbështetur nga ekspertë italianë në fusha të ndryshime të pushtetit vendor edhe atij qendror dhe kjo është diçka që duhet vlerësuar dhe nuk duhet ta harrojmë kurrë pasi me të vërtetë marrëveshjet financiare janë të rëndësishme, por ngritja e kapaciteteve njerëzore prevalon shpeshherë, në kohë të vështira si këto, ku gjithë Europa pas pandemisë sot është në një lëvizje të fortë demografike për sa i përket profesionistëve dhe krahut të lirë të punës”, u shpreh Balluku. /ATSH

Bashkëpunimi në nivel vendor me Kosovën, Mazniku pret ambasadorin Durmishi

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbian Maznku, pret ambasadorin e Kosovës, Skënder Durmishi.

Global 360

Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit

Nga 300 të pranishmit në sallë votuan pro vetëm 141 ligjvënës, numër i pamjaftueshëm për të rrëzuar qeverinë.

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

NATO shpëtoi Kosovën nga spastrimi etnik i forcave serbe!

Ish-Ministri i Jashtëm: 24 Marsi i vitit 1999 mbetet i pashlyer në memorien e kombit tonë!

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Bashkëpunimi në nivel vendor me Kosovën, Mazniku pret ambasadorin Durmishi

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbian Maznku, pret ambasadorin e Kosovës, Skënder Durmishi.