Rama në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë nga Irani u diskutua nga Rama në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës


Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë nga Irani u diskutua nga Kryeministri Rama në një prej sesioneve ku ai mori pjesën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Rama tha se Shqipëria ia doli t’i bënte ballë sulmit duke pasur parasysh që qëllimi i keqbërësve ishte shkatërrimi i shërbimeve dixhitale të Shqipërisë. Kryeministri u shpreh se sulmi nisi me shërbimet, por edhe infrastruktura kritike është në rrezik.

““Po luftojmë me kohën për të forcuar sa më shumë sigurinë kombëtare. Ne e dimë shumë mirë që kapaciteti i këtyre që bëjnë këto sulme është shumë i madh dhe unë nuk njoh një vend që nuk e ka përjetuar një gjë të tillë, ndonjëherë edhe me dëme të mëdha. Të flasësh për përgjegjësi është shumë e lehtë por ne do ta adresojmë problemin në sofistikimin e mbrojtjes. Ne rezistuam shumë mirë mendoj në krahasim me targetin që kishin sulmuesit. Qëllimi i tyre ishte ta ‘fshinin’ totalisht sistemin tonë dixhital dhe të na rikthenin te ‘epoka e letrës’. Kjo nuk ndodhi dhe ne ia dolëm”, tha Rama.

Rama i informoi të pranishmit se Shqipëria është një sukses për sa i përket shërmbimeve dixhitale.

“Ne vijmë nga një histori e vështirë dhe jo shumë kohë më parë i kemi hyrë rrugës së lriisë. Ne pamë dhe gjetëm tek dixhitalizimi një bekim të madh, pasi kapaciteti i tij për të ndryshuar është shumë i nevojshëm për vendet në zhvillim si ne për të shmangur mbetjen mbrapa me zhvillimin. Sot jemi një vend që 95% të shërbimeve publike i kemi online. Martesën nuk e kemi jo online akoma, shenjat e gishtërinjve po apo ndonjë gjë tjetër por thuajse gjithçka i bëjmë nga telefoni. Por kjo gjë na ka ekspozuar shumë neve. Vitin e kaluar u sulmuam shumë rëndë nga Irani. Morëm me shumë kujdes ‘shënime’ në çdo hap të hetimit. Sigurisht ishim shumë të kujdesshëm kur arritëm në këtë akuzë për Iranin dhe ndaj e kemi të faktuar. Jemi ende nën sulm. Praktikisht çdo ditë. Është shumë sfilitëse, e frikshme. Dhe disi pamë anën tjetër të këtij bekimi të teknologjisë, që është ‘mallkimi’ i teknologjisë. Ky sulm ishte nga më të rëndit bërë ndonjëherë në të gjithë botën. Megjithatë ne ia dolëm që të shmangnim të humbnin të gjitha të dhënat. Kishim disa sistem që nuk funksiononte dhe kthimi mbrapa në letër nuk ishte një opsion”, tha Kryeministri.

Rama tha se ndërtimi i mburojës kibernetike kërkon kohë dhe mbi të gjitha shumë fonde.

“Unë mendoj se, çdo kryeministër kur dëgjon fjalën kosto ndjen vetëm një gjë, “dhimbje”. Ndjej dhimbje. Nuk është një pyetje shumë e mirë por po përpiqem t’i “mbijetoj” kësaj dhimbjeje që më shkaktove. Po i përgjigjem në bazë të asaj që më duhet të përjetoja mes kësaj dhimbjeje. Ky sulm kibernetik mund të kalonte kostot edhe të ekonomive të SHBA-ve dhe të Kinës. Nëse deri në 2025 ky sulm kibernetik do të ishte vërdallë, kjo kosto do ishte më shumë se 10 trilion. Kështu që si t’ja dalim me këtë? Unë rikujtoj që është një gjë shumë e thjeshtë kur investon. Është e vështirë të investosh në diçka që t’i po parandalon, se njerëzit e shohin dhe është shumë e vështirë të investosh në diçka që ti do që ta parandalosh të ndodhë. Është më shumë fizike. Por kur je i detyruar të mendosh në planet afatgjatë, do të duhet të mendosh. E mendoj logjikën e portaleve, por nëse nuk ke çfarë? Nga se po mbrohemi? Sepse nuk është një parandalim i tipit dikush po të hyn në shtëpi, por jetesa me rrezikun pa e ditur atë. Është si një sëmundjeje brenda trupit tënd dhe ti mos të jesh në dijeni. Ato rrinë prej vitesh aty dhe zgjohen në një moment kur ti je më vurnerabël. Është edhe më keq se pandemia”, tha ndër të tjera gjatë diskutimit në Davos Kryeministri Rama.

Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike nga Irani në një kohë të shkurtër brenda pak muajve! Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik të këtij viti, ku u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat nuk funksionuan për 4 ditë. Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Ndërsa më 10 shtator, u sulmua sistemi TIMS. Ky sulm ‘paralizoi’ për disa orë pikat e kalimit kufitar të të gjithë vendit, në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë, ku policia hapi regjistrat duke punuar manualisht. Pasi u konfirmua se sulmi ishte ndërmarrë nga qeveria iraniane, Shqipëria prishi marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Lexo më shumë nga

EU4Justice, ekipet e inspektimit të ILD-së eksperienca profesionale në Spanjë

Inspektorë dhe ndihmës inspektorë të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në dy ekipe zhvilluan dy vizita njëjavore pune…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

EU4Justice, ekipet e inspektimit të ILD-së eksperienca profesionale në Spanjë

Inspektorë dhe ndihmës inspektorë të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në dy ekipe zhvilluan dy vizita njëjavore pune…