Pekin: Organizohet mbledhje përkujtimore madhështore për 100-vjetorin e lindjes së udhëheqësit të ndjerë Jiang Zemin

Një takim madhështor për 100-vjetorin e lindjes së udhëheqësit të ndjerë kinez Jiang Zemin u organizua të hënën në Pekin. Presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim në këtë takim.

Zhvillohet në Taxhikistan seminari i leximit mbi librin e Xi Jinpingut për qeverisjen e Kinës

Një seminar leximi mbi vëllimin e pestë të librit “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës” u zhvillua të mërkurën në Dushanbe, kryeqytetin e Taxhikistanit.

Publikohen në Bishkek versionet kirgize dhe ruse të raportit të një grupi ekspertësh mbi Mendimin e Xi Jinping mbi Ndërtimin e Partisë

Versionet kirgize dhe ruse të raportit të një grupi ekspertësh mbi Mendimin e Xi Jinping mbi Ndërtimin e Partisë, u publikuan të hënën gjatë Samitit të Medias dhe Grupit të Ekspertëve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) 2026.

Kina propozon një qeverisje globale të drejtë e të arsyeshme të AI-së

Presidenti Xi Jinping shtjelloi të premten mendimet e Kinës mbi zhvillimin dhe qeverisjen e inteligjencës artificiale (AI), ndërsa mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së Konferencës Botërore të AI-së dhe Takimit të Nivelit të Lartë mbi Qeverisjen Globale të AI-së 2026, që po zhvillohen në Shangai.

Astana, mbahet aktiviteti promovues për veprën e Xi Jinping-ut mbi qeverisjen e Kinës

Një aktivitet promovues për vëllimin e pestë të librit “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës” u mbajt në Astana të mërkurën, duke mbledhur përfaqësues nga partitë politike, mediat, grupet e ekspertëve dhe sektorë të tjerë.

Xi Jinping-u inspekton punën në Shangai

Gjatë inspektimit të punës të mërkurën në Shangai presidenti kinez Xi Jinping theksoi se përditësimi cilësor urban hedh themelin për modernizimin urban dhe se duhet të vihet në praktikë koncepti i “qytetit të njerëzve”, për të rritur pandërprerë lumturinë dhe sigurinë e qytetarëve.

Pekin: Xi Jinping dorëzon Medaljen e 1 Korrikut

Paraditen e 1 korrikut, në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin u mbajt konferenca për të kremtuar 105-vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste të Kinës.

Xi Jinping mban fjalim në konferencën e kremtimit të 105-vjetorit të themelimit të PKK-së

Më 1 korrik paradite, në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin u mbajt konferenca për të kremtuar 105-vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste të Kinës (PKK)

Partia Komuniste e Kinës shënon 105 vjet histori

Më 1 korrik 2026, partia politike më e madhe në botë mbush 105 vjet. Gjithçka nisi me vetëm 50 anëtarë të bashkuar në një shtëpi në lagjen franceze të Shanghait, ku në vitin 1921 u mblodh Kongresi i Parë Kombëtar i Partisë Komuniste Kineze (PKK). Njëqind e pesë vjet më vonë, numri i përgjithshëm i anëtarëve ka arritur në mbi 100 milionë.

Xi Jinping inspekton qytetin Dezhou të provincës Shandong

Xi Jinping, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, President i Republikës Popullore të Kinës dhe Kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, theksoi gjatë turit të tij të inspektimit në qytetin Dezhou, Provinca Shandong, më 24 qershor se modernizimi bujqësor dhe rural është thelbësor për cilësinë dhe suksesin e përgjithshëm të modernizimit të Kinës