
Tag: Petrit Malaj
Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se Dogana Shqiptare po menaxhon me efikasitet fluksin e lartë të udhëtarëve gjatë sezonit veror, duke garantuar procedura të shpejta, të sigurta dhe shërbim të pandërprerë në të gjitha pikat doganore.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, u bëri thirrje të rinjve të aplikojnë në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës – Thirrja XI, një nismë që synon t’u ofrojë të diplomuarve eksperiencë profesionale dhe mundësi punësimi në administratën publike.
Mbi 416 milionë euro detyrime tatimore e doganore janë falur deri më tani në kuadër të ligjit për faljen e detyrimeve, ndërsa nga kjo skemë kanë përfituar mbi 165 mijë tatimpagues dhe subjekte.
Shqipëria renditet ndër vendet me inflacionin më të ulët në Ballkanin Perëndimor.
Ekonomia shqiptare vijon të ndjekë një trajektore të qëndrueshme rritjeje dhe konsolidimi gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa treguesit fiskalë dhe makroekonomikë konfirmojnë ecurinë pozitive të saj.
Kuvendi ratifikoi sot marrëveshjen e huasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të programit Foreign Military Financing (FMF), duke i hapur rrugë një investimi prej 302 milionë dollarësh për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur sot se rezultatet e arritura janë pasojë e një politike fiskale të përgjegjshme dhe e një menaxhimi aktiv të portofolit të borxhit, me ndikim të drejtpërdrejtë në forcimin e stabilitetit makrofiskal të vendit.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha sot në komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat se rritja e këtij instrumenti financiar do t’u mundësojë bizneseve të përfitojnë kredi me interesa më të favorshme, ndërsa shteti do të garantojë deri në 70% të vlerës së kredisë.
Ministri i Financave, Petrit Malaj informoi sot se qeveria ka vendosur 800 mijë euro në dispozicion të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme për t’i ndihmuar në përgatitjen e planeve të investimit për të aplikuar nëpër banka dhe për të përfituar si nga linja e kredisë por edhe nga Garancia Sovrane.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave miratoi sot një paketë ndryshimesh ligjore që synojnë modernizimin e mëtejshëm të sistemit financiar në vend dhe përafrimin e tij me direktivat e Bashkimit Evropian.








