
Tag: Marta Kos
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos deklaroi sot se, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Bashkimit Europian dhe duhet të bëhen shtete anëtare me të drejta të plota të BE-së.
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos u shpreh gjatë fjalës së saj në nisje të punimeve të samitit për Planin e Rritjes në Tiranë, se një treg i përbashkët rajonal rrit ekonomitë e vendeve anëtare me 10%.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në një takim Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Europian, Marta Kos, mbi ecurinë e integrimit europian dhe prioritetet e këtij procesi pas çeljes së të gjithë kapitujve të negociatave.
Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos shprehu sot përkushtimin për ta sjellë Shqipërinë në BE ndërsa vendi hapi grup-kapitullin e fundit të negociatave.
Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos u shpreh sot, se çelja e gjashtë grupkapitujve në 13 muaj është deklarata më e fortë e angazhimit personal të Kryeministrit Edi Rama.
Një ditë pasi Komisioni Europian publikoi raportprogresin 2025 për Shqipërinë, Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos ftoi ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në një takim virtual mbi gjetjet dhe pritshmëritë e këtij raporti.
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, kanë publikuar sot gjetjet kryesore të progresraportit të miratuar nga KE për vitin 2025 për vendet kandidate në BE.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u takua mëngjesin e sotëm me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos.
Shqipëria hapi sot edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel ku u hapën edhe 4 kapituj të rinj, duke e çuar në 28 numrin e kapitujve të hapur në procesin e negociatave.









