Rama: Kush e mori peng kryeqytetin me terrorin e ANTIFA-s do përgjigjet penalisht

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “kush e mori peng kryeqytetin duke eksportuar këtu terrorin e ANTIFA- s dhe duke bërë këtu lojën e të tjerëve në emër të studentëve e duke u vënë në ballë të studentëve përmes fytyrës së mbuluar duhet ta di se do të përgjigjet”.

Foto familjare në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit

Kryeministri Edi Rama ndau foton familjare në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Budva (Mali i Zi).

Rama: Në Tiranë më shumë policë të lënduar gjatë protestave se në çdo vend të Evropës

Kryeministri Edi Rama publikoi sot të dhëna në lidhje me raportin mes policëve të plagosur dhe protestuesve të lënduar gjatë protestave të ditëve të fundit, duke e krahasuar me vendet e tjera të Evropës.

Rama nga Samiti i Procesit të Berlinit: Një ritual i përvitshëm shumë i rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përshëndetëse me të mbërritur në sallën ku po zhvillohen punimet e Samitit të Procesit të Berlinit në Malin e Zi, u shpreh se ky është një ritual i përvitshëm shumë i rëndësishëm për rajonin.

Rama vendos stola prej guri para Kryeministrisë dhe përsërit thirrjen për dialog

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur edhe sot thirrjen drejtuar studentëve për dialog.

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin e ka cilësuar si “një vizitor të veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur”.

Rama: Dialogu dhe ballafaqimi demokratik rruga e vetme, jo nxitja e dhunës

Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e dialogut dhe të ballafaqimit demokratik të ideve për zgjidhjen e problematikave, duke sjellë në vëmendje protestat studentore të vitit 2018, si dhe duke kritikuar mediat që, siç u shpreh ai, nxisin dhunën.

Rama: Banka e Shqipërisë nuk është sulmuar as në vitin 1997

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me drejtuesit e sistemit bankar ku shprehu solidaritetin e qeverisë pas sulmeve të dhunshme gjatë protestave

Rama: Fytyra e mbuluar në tubim do të trajtohet si shkelje e ligjit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se institucionet kishin pasur informacion për skenarë të mundshëm për të provokuar një situatë të ngjashme me 21 janarin, ndërsa bëri të ditur se ishte neutralizuar një sulm me dron me eksploziv ndaj Kryeministrisë.

Rama: Mbulojmë 50% të qirasë për studentët që përmbushin kriteret, kredi me interes zero për çiftet e reja

Qeveria do të mbulojë 50% të qirasë për studentët që plotësojnë kriteret e përcaktuara, në kuadër të projektligjit për strehimin social të përballueshëm, të miratuar në Këshillin e Ministrave dhe të përcjellë për shqyrtim në Kuvend.