
Tag: Edi Rama
Kryeministri Edi Rama u ndal sot tek ndërtimet të cilat nuk respektojnë lejen e marrë, duke devijuar nga projekti, ndërsa u shpreh se arkitektët do të mbajnë përgjegjësi ligjore për ndërtimet që devijojnë nga projekti.
Vijojnë punimet për ndërtimin e rrugës Berat–Ballaban, një aks strategjik që po afron gjithnjë e më shumë dy prej qyteteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, Beratin dhe Gjirokastrën, të dy të mbrojtur nga UNESCO.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot krijimin e një “liste të zezë” të ndërtuesve që nuk respektojnë rregullat dhe pamundësimin e tyre për të marrë leje ndërtimi.
Rama ishte sot në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”, një strukturë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që u shërben edhe universiteteve dhe sipërmarrjes ku u prezantua një start up i disa të rinjve shqiptarë për financimin e sektorit të ndërtimit.
Rruga Shirokë-Zogaj konsiderohet një nga investimet strategjike që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit.
Aksi rrugor Ura e Çerenecit – Zgosht rreth 47 km e gjatë që lidh Dibrën me Elbasanin, hap një perspektivë të re duke transformuar qasjen ndaj zhvillimit rural dhe turizmit malor.
Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj pezullimit nga detyra të efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë.
Kryeministri Edi Rama shprehu mëngjesin e sotëm falënderimin me respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit si edhe zjarrfikës, forca të Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile, të cilën janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare
Turistë nga gjithë bota po shijojnë këto ditë detin e mrekullueshëm, mikpritjen dhe plazhet publike të Sarandës dhe Ksamilit.
Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar për shumë të huaj, të cilët kanë zgjedhur të punojnë dhe të jetojnë këtu.









