Shqipëria prezantohet në World Travel Market London 2026

Shqipëria do të prezantohet nga data 3 deri më 5 nëntor në World Travel Market London 2026, një nga panairet dhe platformat më të rëndësishme ndërkombëtare të industrisë së turizmit, që zhvillohet në qendrën e ekspozitave ExCeL London, në Mbretërinë e Bashkuar.

Gonxhja: Blloqet e ripërdorura në Apoloni dëshmojnë për ndërtim para shekullit IV p.K.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se misioni arkeologjik shqiptaro-gjermano-rumun, në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë në Tiranë dhe Institutin Winckelmann të Universitetit Humboldt të Berlinit, po vijon kërkimet në këtë sit arkeologjik.

Projekti SheADS, Gonxhja: Vajzat kanë vend në çdo arenë

Me mesazhin se “Sporti nuk njeh kufij”, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, promovoi vajzat sportiste të cilat përmes punës së palodhur, përkushtimit dhe sakrificave të përditshme po dëshmojnë se talenti dhe suksesi në sport nuk kanë gjini.

Gonxhja dënon dëmtimin e monumenteve të kulturës: Asnjë qëllim nuk justifikon shkatërrimin e trashëgimisë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, dënoi dëmtimin e godinave publike, mes tyre edhe monumenteve të kulturës të kategorive I dhe II

“Michelin” përzgjedh 20 hotele në Shqipëri, Gonxhja: Promovim në tregun ndërkombëtar

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se hotelet e përzgjedhura shtrihen në disa prej destinacioneve kryesore turistike të vendit, nga Tirana deri në zonat bregdetare të jugut, si dhe në qytetet me trashëgimi të pasur historike e kulturore.

Gonxhja: Ligji për të Drejtën e Autorit, mbron krijuesit shqiptarë

Sot në Kuvend u miratua Ligji për të Drejtën e Autorit.

Gonxhja: Nuk ekziston asnjë PPP mes meje dhe aktiviteteve të familjes me kompaninë MobAL

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja reagoi sot ndaj një lajmi të publikuar në media lidhur me kompaninë “MobAL”, duke e cilësuar atë si të pavërtetë dhe shpifës

“Agia” shpallet filmi më i mirë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e cilësoi këtë arritje si një lajm të madh për kinematografinë shqiptare

Gonxhja: Të gjithë bashkë për Eslinin për ta mbështetur në Eurovision Junior

Shqipëria do të përfaqësohet nga Eslin Kurti në edicionin e vitit 2026 të Junior Eurovision Song Contest, i cili do të zhvillohet të shtunën, më 24 tetor, në Ta’ Qali të Maltës.

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të Samitit Ballkanik të Ekonomisë Blu, zhvilluar në Marina Orikum, në kuadër të aktivitetit “Balkans Sea Fair”.