AKSK dhe CISA thellojnë bashkëpunimin për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike

Forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike, mbrojtja e infrastrukturës kritike dhe koordinimi për përballimin e incidenteve kibernetike ishin në fokus të një takimi zyrtar në Uashington, D.C., mes Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe Agjencisë për Sigurinë Kibernetike dhe Infrastrukturës së SHBA-së.