
Avokati i Popullit: Po monitorojmë zhvillimet e protestës në terren, spital dhe komisariate
Institucioni i Avokatit të Popullit bëri me dije se po monitoron nga afër zhvillimet e protestës së sotme, me ekipe në terren, në spital dhe në komisariate.

Institucioni i Avokatit të Popullit bëri me dije se po monitoron nga afër zhvillimet e protestës së sotme, me ekipe në terren, në spital dhe në komisariate.
Në spital, ekipi i Avokatit të Popullit njoftoi se po verifikon gjendjen e çdo të lënduari, qytetar apo polic, dhe po garanton të drejtën e secilit për ndihmë të plotë mjekësore.
Në komisariate, ekipi i Avokatit të Popullit theksoi se po verifikon respektimin e garancive ligjore për çdo të shoqëruar dhe të ndaluar: afatet ligjore, aksesin tek avokati, njoftimin e familjarëve dhe kushtet e mbajtjes.
Sipas Avokatit të Popullit, po dokumentohen gjithashtu dëshmitë e para mbi rrethanat e lëndimeve, përfshirë çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës.
“E drejta për protestë paqësore, e drejta për shëndet dhe garancitë e lirisë personale duhet të respektohen në çdo rrethanë”, theksoi Avokati i Popullit.
Marrë nga ATSH



















