Kuvendi miraton zgjatjen e mandatit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, opozita vijon bojkotin

Kuvendi miratoi sot në seancë plenare projektligjet e parashikuara në rendin e ditës, si edhe një sërë projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura.


Kuvendi miratoi sot në seancë plenare projektligjet e parashikuara në rendin e ditës, si edhe një sërë projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura.

Partia Demokratike ka vijuar bojkotin e seancës plenare pasi kërkon që Kuvendi të shqyrtojë ndryshimet ligjore të kërkuara nga protestuesit.

Me 77 vota pro, 1 abstenim dhe 1 kundër u miratua projektligji “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore”, ndërsa me 78 vota pro dhe 1 kundër u miratua projektligji “Për censin e bujqësisë”.

Deputetët miratuan gjithashtu me 78 vota pro dhe 1 kundër projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 27/2016, ‘Për menaxhimin e kimikateve’, të ndryshuar”, si dhe me 76 vota pro projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 103/2016, ‘Për akuakulturën’”.

Me 77 vota pro dhe 2 kundër u miratua projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për mbrojtjen e tokës bujqësore’”.

Kuvendi ratifikoi gjithashtu marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim teknik 2025, me 79 vota pro.

Me 78 vota pro u miratua marrëveshja e huas me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe ndërtimin e lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, si dhe u ratifikua Konventa për Byronë e Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil.

Po me 78 vota pro u miratua edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për librin në Republikën e Shqipërisë’”.

Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi projektrezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Bankës së Shqipërisë, Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Institutit të Statistikave, Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Radiotelevizionit Shqiptar, Autoritetit të Mediave Audiovizive, Entit Rregullator të Energjisë dhe Entit Rregullator të Ujit.

Deputetët miratuan gjithashtu me 76 vota pro dhe 2 kundër projektvendimin për emërimin e Argita Frashërit anëtare të Këshillit të Statistikave.

Në përfundim të seancës, Kuvendi miratoi me 78 vota pro dhe 2 kundër zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore deri më 30 nëntor 2026.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: 1179 aplikime në Startup Albania, mbështetja do të vijojë edhe për ata që nuk u shpallën fitues

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj reagoi sot pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes së fituesve të Startup Albania…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: 1179 aplikime në Startup Albania, mbështetja do të vijojë edhe për ata që nuk u shpallën fitues

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj reagoi sot pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes së fituesve të Startup Albania…