Begaj: Patriotët çamë, kontribut pozitiv gjatë Luftës së Dytë Botërore

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti të premten në Presidencë një grup trashëgimtarësh të patriotëve çamë që luftuan, u internuan nga nazistët dhe dhanë jetën në Luftën e Dyte Botërore.

Hapja e 4 kapitujve të tjerë të negociatave, Spiropali: Tjetër moment i rëndësishëm drejt Evropës

Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim.

Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE, rekord për shpejtësinë e procesit

Shqipëria do të hapë më 16 shtator edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropianë. Vendi ynë do të mbajë të martën, me ftesë të Danimarkës, Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE.

“FUN FAIR ’25” – Gonxhja: Festa më e madhe e fëmijëve

Tirana do të shndërrohet në kryeqytetin e argëtimit për fëmijët nga data 19 deri më 21 shtator, me organizimin e panairit “FUN FAIR ’25” një event, që vjen për herë të parë në formatin e një panairi 3-ditor në Shqipëri.

Peleshi: Shqipëria në BE deri në 2030-ën, ambicia jonë kombëtare

Në fjalën e tij të parë si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi nënvizoi nevojën për konsensus politik dhe shoqëror në procesin drejt objektivit madhor kombëtar të integrimit të Shqipërisë në BE.

Ristani: Falë investimeve, Tirana sot është destinacion i njohur ndërkombëtarisht

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, në fjalën e mbajtur në konferencën “Qeveritë vendore dhe reformat e decentralizimit”, theksoi rëndësinë e reformës territoriale të vitit 2015 dhe ndikimin e saj në zhvillimin e qeverisjes lokale dhe forcimin e buxhetit të kryeqytetit.

Rama: Të gjitha destinacionet historike të Shqipërisë, të mbushura me turistë

Kalatë, muzetë, parqet arkeologjike, qendrat historike, kulturore dhe objektet e kultit në të gjithë vendin, janë kthyer në pika atraksioni për turistët e huaj dhe vendas.

Policia bashkiake: Pronarët kanë 30 ditë afat për të larguar mjetet e braktisura

Pronarët e automjeteve të braktisura duhet t’i largojnë ato brenda 30 ditëve, përndryshe policia bashkiake e Tiranës do të ndërhyjë për heqjen e tyre.

Niko Peleshi zgjidhet Kryetar i Kuvendit

Pas betimit, deputetët votuan për të zgjedhur kryetarin e ri, ku deputeti i Partisë Socialiste, Niko Peleshi, u zgjodh në krye të Kuvendit të Shqipërisë me 84 vota pro dhe 3 vota kundër.

MEKI dhe “Porti MBM”, marrëveshje për restaurimin e monumentit “Muret e Portës” në Porto Romano

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) dhe Shoqëria Koncesionare “Porti MBM” nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për restaurimin dhe mirëmbajtjen e monumentit të kategorisë së parë “Muret e Portës (Porto Romano)”, e cila daton në shekullin e VI-të të erës sonë.