
Category: Bashkite
Serenatat korçare u krijuan si dedikime dashurie rrugicave të qytetit të Korçës e që luheshin me kitarë e mandolinë poshtë dritareve të vajzave.
Punimet restauruese në Gjirokastër po ruajnë pamjen origjinale të qytetit që mbledh me dhjetëra mijë turistë vendas e të huaj në çdo stinë të vitit.
Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë uli siparin e edicionit të tij të 15-të në qytetin piktoresk të Pogradecit, duke kthyer sërish këtë qytet në kryeqendrën kulturore të rajonit.
Rikonstruksioni i Qendrës së Artit “Vaçe Zela” në Lushnjë do t’i shërbejë gjallërimit të jetës kulturore të qytetit.
Nga 1 janari deri më 3 shtator në portin e Sarandës kanë hyrë dhe kanë dalë 560 mijë udhëtarë me tragete, kroçera dhe anije turistike, duke shënuar një fluks 21% më shumë se në periudhën janar-gusht 2024.
Transporti publik për qytetarët e Elbasanit dhe Vlorës do të përmirësohet ndjeshëm falë një projekti që do të zbatohet me mbështetjen e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).
Përmirësimi i infrastrukturës në fshatrat e Pogradecit ku jeton komuniteti arumun ishte në qendër të një takimi mes kryetarit të bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli dhe ambasadorit të Rumanisë në Shqipëri, Octavian Serban.
Grupi artistik i valleve i Lezhës u bë pjesë e aktivitetit ndërkulturor “Shije dhe tinguj nga popuj të tjerë” në qytetin Rethimnos në Greqi.
Berati, i njohur për peizazhet piktoreske dhe trashëgiminë e pasur kulturore, iu ofron vizitorëve një vështrim në të kaluarën magjepsëse të Shqipërisë dhe një shije të mikpritjes së tij të ngrohtë.
Prej vitesh turizmi në Korçë ka njohur vetëm rritje. Edhe sezoni veror që lamë pas nuk bëri dallim nga ky trend, madje kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo, pohoi për ATSH-në se pati një rritje të lartë krahasuar me vitin 2024.









